Bollino godet Gridën, Rakipllarin dhe Anila Hoxhën për emisionin me Argitën

Mënyra se si është mbrojtur në Top Story vajza e Sali Berishës Argita, që pati shkuar në studio për të dhënë versionin e saj lidhur me dosjen e nxehtë të privatizimit të klubit Partizani, nuk i ka pëlqyer gazetarit italo shqiptar Carlo Bollino.

Ai ka bërë një shkrim ku ka akuzuar për mungesë profesionalizmi dhe guximi drejtuesen e programit, Grida Duma dhe gazetarët Robert Rakipllari dhe Anila Hoxha.

“Për fat të keq, as moderatorja, as dy panelistët të pranishëm në studio, nuk patën as vullnetin, as kurajon dhe as njohuritë e duhura të dosjes për të kundërshtuar fjalët e Argitës. Në vend të një ballafaqim të dobishëm për opinionin publik për të kuptuar, rezultati ishte gati një monolog në të cilin juristja-bashkëshortja-vajza Argita Berisha tha atë që donte të thonte pa u përgënjeshtruar nga askush në studio dhe aq më pak të vihej përballë fakteve” ka shkruar Bollino në një editorial të titulluar: “Kur edhe Argita Berisha gënjen, dhe në studio televizive nuk bëhen pyetje”.

Emisioni shumë i debatuar, ku Argita Berisha Malltezi bëri një shpjegim edhe më të imtësishëm se ato që ka dhënë deri më tani i ati i saj, ka ngjallur shumë debate. Madje më i pakënaqur se Bollino, ka qenë nga kqyrja e tij, Evi Kokolari.

Pas debatit me ironi, Evi Kokalari ka thënë se të paktën e morëm vesh se nga kush paguhet Grida Duma, ose Nora e Kelmendit, siç e cilësonte Berisha dikur Grida Dumën.

“Të paktën tashti dimë se kush e paguan Norën”, shkruajti Kokalari. Berisha e kishte krahasuar Gridën me Norën e Kelmendit për shkak të rezistencës përpara kryeministrit Edi Rama, pak para se ajo të linte mandatin, për t’u bërë “gazetare”.

Pas rishfaqes në publik të Argita Berishës, e cila mbrojti bashkëshorrtin e saj të arrestuar dhe vendimet e të atit ish kryeministër, peisazhi mediatik është ndarë në dysh. Mediat pranë opozitës e kanë lartësuar tej mase argumentimin e saj duke komentuar se ajo rrëzoi akuzat për mënyrën se si është privatizuar prona e ish klubit partizani, se si janë marrë vendimet për kthimin e saj tek pronarët se si ka ndërhyrë Berisha për të favorizuar dhëndërrin dhe se si ky i fundit fitoi miliona dollarë nga 130 metra 2 që dispononte si ish- pronar.

Ndërsa mediat pranë pushtetit e kanë etiketuar atë si gënjeshtare. Përveçse etiketoi gazetarët si të pa armatosur me njohuritë e duhura, Carlo Bollino zbuloi edhe arsyen se përse Berisha rrefuzon të shkojë para SPAK, pasi “të gënjesh në studio televizive është shumë shumë më e lehtë se përballë gjykatësve”.

©Lapsi.al

Scroll to Top