“Bluzat e bardha hidhen nga larg”, Fevziu për videon te Universiteti i Mjekësisë: Turp, turp, turp!

Një video që i ngjason skenave të filmit “Lukëkuqe mbi mure” është ajo e cila ka bërë xhiron e rrjetit ditët e fundit, ku bluzat e bardha për studentët e Mjekësisë shpërndahen duke u hedhur nga larg.

Kjo video u transmetua mbrëmjen e sotme në “Opinion” dhe drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu e cilësoi ‘të turpshme dhe skandaloze’ në rast se ajo është e vërtetë. Studentët e pranishëm në studio pohuan se videoja është pasqyrë e realitetit, duke theksuar se kjo është mënyra se si trajtohen ata.

Pashë një video që më tmerroi po kam frikë mos e kanë bërë me AI, shife çik!

Studentja: Ja kështu priten studentët e Mjekësisë në fakultet.

-Më fal, më fal! Ky e ka bërë që të tallet me filmin e realizmit socialist “Lulëkuqe mbi mure”

Studentja: Muzika është e mbivendosur.

-Nuk ka mundësi! Është e vërtetë kjo video? Ka bërë teatër ai apo është e vërtetë?

Studenti: Jo është shumë e vërtetë, dhe është realiteti se si trajtohen përgjatë 6 viteve se ai është vetëm fillimi.

-Nuk e di a është e vërtetë megjithëse po ma konfirmojnë, nuk e di a ka qenë ndonjë shaka, por nëse është seriozisht është turp, turp, turp! Si mund t’ja hedhësh bluzën studentit që me atë do kalojë gjithë jetën dhe është në njëfarë mënyrë jeta e tij. Bluza e bardhë është jeta.

Studentja: Në të njëjtën formë, siç janë hedhur bluzat e bardha, janë hedhur dhe çelësat e konvikteve.

-Ky është skandal! Është turp, nëse s’është montazh, s’ka asnjë fjalë tjetër.

Studentja: Ajo video është bërë më 2 Tetor për studentët e vitit të parë. E kemi kapur me video dhe në të njëjtën mënyrë na e kanë hedhur dhe ne.

-Po është traditë që e hedhin ashtu?

Studentja: Duhet ta blejmë vetë përparësen./tvklan.al

 

Scroll to Top