Besnik Mustafaj tregon prapaskenat: Berisha u inatos, çfarë i thashë në oborrin e PD-së në vitin 1992…
Partia Demokratike fitoi shumicën absolute të votave për ta çuar Shqipërinë në rrugën e zhvillimit e demokracisë në vitin 1992. Të paktën, kjo ishte ajo që besonte elektorti. Elita e re nuk e kishte përvojën e drejtimit të shtetit në kushtet e pluralizmit politik.
“Në vitin 1992 kur fituam isha në oborrin e PD aty te rruga e Kavajës dhe një gazetar i huaj më pyet: si do ta qeverisni shqipërinë se skeni përvojë…
I thashë kemi president, kryeministra, ministra për eksport, ne na duhen punëtorë. Berisha ma mori shumë për keq këtë shprehje dhe i thashë: Shiko, ke plot oborrin me ministra, ku do i gjesh punëtorët për ta ndërtuar shqipërinë” u shpreh Besnik Mustafaj, themelues PD, për Inside Story.
PD mori përgjegjësinë të qeveriste Shqipërinë me një grup intelektualësh karizmatikë, me ego të theksuar për pushtet.
Ndryshe prej partive të tjera simotra në vendet e lindjes ish-komuniste, PD i anashkaloi ndryshimet rrënjësore gjatë shndërrimit të sistemeve, e as nuk iu nënshtrua një faze tëndryshimit thelbësor të elitave.
Partitë që lindën në vendet e bllokut të lindjes komuniste pas përmbysjes së diktaturës, u shkrinë brenda pak vitesh për t’i lënë vendin lëvizjeve të reja politike bazuar mbi votën e lirë.
Ato i konsumuan brenda disa muajve ose pak viteve momentet e vështira të organizimit, të ngjashme me momente si ky që ka sot Partia Demokratike, e ndarënë disa pjesë ku copëzat e saj vazhdojnësherrinpër vulën dhe logon. Kjo është një histori e ndryshme nga vendet e tjera të lindjes ish-komuniste.
“Trashëguam shumë nga e kaluara se jemi shqiptarë konservatorë.. Jemi kokëfortë siç janë shqiptarët, nuk i binden as vetes.
Duhet të jesh tolerant dhe i ditur prandaj është meritokracia me kufizimet e saj prandaj është vota”, u shpreh, Aleksandër Meksi, ish-kryeministër
“Pjesa më e rëndësishme që duhet t’i jepnim vendit demokraci, t’i jepnim drejtësi, të kishim ndarje pushtetesh, të kishim një ekonomi me plotë kuptimin e fjalës të lirë kompetitive të drejtë.
Këto nuk janë realizuar por kanë ecur me ritme minimale sepse na ka ndjekur vazhdimisht mentaliteti i vjetër, edukacioni i vjetër” u shpreh Rexhep Uka, themelues i PD-së