Berisha “godet” Ramën, fjalimi i tij ishte shkruar në zyrat e Vuçiçit, ja cili ishte qëllimi i tij
Lideri demokrat, Sali Berisha ka mbajtur fjalën në Kuvend, kuka folurnë lidhje me rezolutën për dënimin Serbisë për sulmin në Veri.
Ai theksoi se fjalimi i Ramës, ishte fjalim i shkruar në zyrat e Aleksandër Vuçiçit. Sipas tij fjalimi kishte qëllim kryesor, në prag të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, të portretizonte si djall me zile, kryeministrin e Kosovës.
Fjala e Berishës:
Zonja drejtuese e seancës, që sot nderove në mënyrën më hipokrite deputetët martirë të opozitës së parë shqiptare, sepse ke përjashtuar 8 deputetë të opozitës në shkelje të çdo ligji, çdo rregulli, çdo norme nga parlamenti, me arbitraritetin e padronit tënd si skllave e tij.
Por sot jam këtu për të denoncuar përsëri atë që popu;lli e Kosovës e quan vëllau i Vuçiçit, analistë të mirënjohur perëndimorë e quajnë Pashiqi shqipfolës, kurse PD e ka shpallur prej vitesh argat i Vuçiçit dhe i Beogradit.
E denoncoj sot sepse në një kohë kur u arrit një konsensus për t’i dhënë mbështetje të plotë rezolutës së Republikës së Kosovës, ai lexoi këtu një fjalim të shkruar fjalë për fjalë dhe rresht për rresht në Beograd
Sot, kreu juaj kishte ndërruar fjalimshkruesin. Fjalimi që lexoi këtu para jush është fjalim i shkruar në zyrat e Aleksandër Vuçiçit.
Ky fjalim kishte qëllim kryesor, në prag të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, të portretizonte si djall me zile, kryeministrin e Kosovës.
Kishte qëllim të mbronte padronin e tij, serbomadhin Aleksandër Vuçiç.
Kishte për qëllim të bllokonte çdo lloj përpjekje që mund të bëhej për ndonjë hap pozitiv në drejtim të klimës midis Serbisë dhe Kosovës, klimë konflikti pas agresionit të grupeve terroriste, të dërguara nga Serbia, të armatosura në Serbi. Dhe të strehuara tani në Serbi.
A e shihni pra, se si u përdor sot, kjo platformë?