Behrami kunder Xhakës habit të gjithë: Për të pasur sukses Zvicra dikush duhet t’i kundërvihet Xhakës
Ish lojtari i Zvicrës Valon Behrami thotë se dikush nga kombëtarja helvetike duhet t’i kundërvihet Granit Xhakës nëse duan të kenë suksese. Zvicra ka hasur në vështirësi në aspektin sportiv në muajt e fundit, ndërsa u kualifikuan në “Euro 2024” vetëm si pozitë e dytë në grup, pas Rumanisë.
Behrami që ka luajtur edhe për Zvicrën është i mendimit se dikush nga lojtarët, si Akanji, Sommer apo edhe Rodriguez duhet t’i kundërvihen Xhakës për të pasur sukses.
“Lojtarët e tjerë duhet të marrin hapësirën gjithashtu. Përshtypja ime është se nuk ka njeri që mund t’i rezistojë Granitit. Ai ka nevojë për atë fërkim. Në një ekip konkurrues nuk mund të bëni pa të, kështu ishte me ne. Në të kaluarën, unë dhe Stephan Lichtsteiner kemi pasur diskutime të vazhdueshme, por kjo e bëri grupin më të fortë”.
“Ndonjëherë ishte vetëm një diskutim në stërvitje nëse ishte një faull apo jo. Në futbollin profesionist gjithmonë duhet të luftosh. Përndryshe nuk do të shkosh më tej, do të jesh një ekip i mirë që luan futboll të bukur. Por nuk fiton asgjë. Kur unë mendoj për Lichtsteiner, mendoj për një konkurrent të madh. Kur shohim njëri-tjetrin gjithmonë kemi respekt. Këto janë kujtime të bukura”.
“Akanji, Sommer, Freuler apo Rodriguez. Akanji është në një ekip të madh, Manchester City. Një lojtar i madh. Ai ka edhe më shumë peshë në kombëtare dhe duhet ta marrë përsipër këtë përgjegjësi”.
Ai ndër të tjera kritikoi Xhakën që ndërhyri në ‘problemin’ që kishte vëllai i tij Taulanti me skuadrën e Baselit.
“Ai nuk mund ta bëjë këtë si lojtar i kombëtares dhe si kapiten i kombëtares. Sigurisht që jo. Mos më keqkuptoni, mendoj se është mirë kur lojtarët tregojnë karakter. Që kur kam filluar të punoj në TV e di sa e vështirë është për të marrë intervista të mira dhe interesante. Unë si djalë më pëlqen Graniti, por nuk janë këto vlera për të cilat duhet njohur përfaqësuesja”, shtoi ai. / Nacionale.com