Baton Haxhiu: Policia e Kosovës i la të lirë 28 terroristët serbë, mund t’i vriste për 1 orë
Analisti Baton Haxhiu ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në veri të Kosovës, ku mbeti i vdekur polici Afrim Boshnjaku. Teksa ishte i ftuar në “Pressing” të T7, ai theksoi se ka pasur negociata mes KFOR-it dhe Policisë së Kosovës për të lënë të lirë 28 terroristët serbë të rrethuar brenda manastirit.
Ai e tha këtë mbështetur në fjalët e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në konferencën për shtyp, duke lënë të nënkuptohet se ka pasur një marrëveshje mes tyre.
“Ky la të nënkuptohet që KFOR’i ose dikush tjetër ka negociu me Policinë ose Qeverinë e Kosovës, që ata të lirohen dhe lirimi i tyre siç duket është negociues… Negociata ka pas. Fakti që aludohej se ka pas një negocim, tregon se grupet terroriste, ata 28 që kanë ikur, kanë ikur me një negocim.
Ata (Policia) kanë qenë në gjendje për jo ma shumë se një ore, me amortizu të gjithën dhe me i vra të gjithë dhe negocimi ka zgjatur që të mos ketë vrasje të shumta në numër dhe pastaj të merr përmasa tjera”, tha Haxhiu.