Bashkimi i Kosovës me Sanxhakun, rreziku më i madh për Serbinë
Duke parafrazuar një artikull të kreut të diplomacisë serbe të botuar në shtypin serb,sipas tij, qëllimi i shqiptarëve në Ballkan është krijimi i Shqipërisë së Madhe.Një lidhje e Kosovës së islamizuar me Sanxhakun, sipas Daçiçit, do të ishte dështimi më i madh për popullin serb
Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në artikullin e saj më të ri i ka kushtuar vëmendje propozimit të ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç për ndarjen e Kosovës.
Duke parafrazuar një artikull të kreut të diplomacisë serbe të botuar në shtypin serb, gazeta gjermane shkruan se Daçiçi ka thënë se Serbia ka humbur gjithmonë gjiithçka të arritur me gjak përmes një politike jorealiste dhe utopike.
Sipas tij, qëllimi i shqiptarëve në Ballkan është krijimi i Shqipërisë së Madhe.
“Kjo Shqipëri e madhe kërcënon të jetë ‘shteti më vital i Ballkanit’ dhe një instrument i ndikimit perëndimor në rajon”.
Ai, madje, ka paralajmëruar se qëllimi i shqiptarëve është bashkimi i Kosovës me Sanxhakun.
Një lidhje e Kosovës së islamizuar me Sanxhakun, sipas Daçiçit, do të ishte dështimi më i madh për popullin serb, mbase më i madh se të gjitha dështimet gjatë shekullit të njëzetë.
Ministri serb i Punëve të Jashtme mendon se e vetmja zgjidhje është që veriu i banuar me serbë të bashkohet me Serbinë, kurse pjesët e tjera me shqiptarë të pavarësohen.