Bashkëshorti e tradhtoi me psikologen e divorceve 20 vite më të re, Alma Bektashi pas fundit të martesës 25-vjeçare: Ai është inekzistent në jetën time dhe të fëmijëve të mi
Këngëtarja e njohur Alma Bektashi e ndarë tashmë prej dy vitesh nga bashkëshorti i saj, Sokol Stafa për shkak të një tradhëtie nga ana e këtij të fundit, thotë se babai i fëmijëve të saj është inekzistent në jetën e saj.
Ndonëse kanë kaluar dy vite, tema e ndarjes është e pashmangshme. Megjithatë Alma nuk preferon të ndalet tek divorci i saj ndërsa kur u pyet në një bisedë tha se “nuk do të fliste për dikë që ka kohë që është inekzistent në jetën e saj dhe të fëmijëve.”
Madje, këtë moment ajo e ka përdorur për të tërhequr vëmendjen e gjithë familjeve shqiptare që të vlerësojnë vajzat, pasi diskriminimi nis që në familje thekson ajo.
“Sa i përket divorcit tim nuk do të flisja për dikë që ka kohë që është inekzistent në jetën time dhe të fëmijëve të mi. Jam një nënë që i përkushtohem fëmijëve të mi, kemi një marrëdhënie fantastike. Jemi si tre shokë që jetojmë në një banesë, por secili në dhomën e vet.
Ajo që më shqetëson më shumë tek femrat e divorcuara është që s’kanë mundësinë, nuk gjejnë përkrahje as tek familja, as tek njerëzit që i rrethojnë. Askund, është edhe në kulturën tonë.
Më vjen keq ndoshta jam pak e vrazhdë në këtë aspekt por kultura fillon nga prindërit. Ju e keni parë gjithmonë linin pesë, gjashtë apo shtatë femra vetëm për të dalë një djalë. Pastaj kur fillojnë të rriten, vajzave i jepet uji e djalit qumështi, se është vetëm një djalë. Diskriminimi fillon prej nënës dhe babait”, tha ajo.
Kujtojmë se para dy vitesh, pas 25 vitesh martesë me djalin nga Tirana, Sokol Stafa, Alma po i drejtohet Gjykatës së Tiranës me padi për zgjidhje martese, për shkak të një tradhtie që u zbulua nga vetë e dashura e bashkëshortit të saj.
Ajo është një psikologe divorcesh nga Tirana 20 vite më e re se ai, me inicialet E.K., e cila ka qenë vetë e para që ka ndarë me miqtë në “Instagramin” e saj fotot romantike, dedikimet e dashurisë dhe albume fotosh, duke dalë hapur si një çift i vërtetë gjatë pushimeve në Dubai apo destinacione të tjera luksoze.
Kanë qenë miqtë e përbashkët që fillimisht e kanë zbuluar tradhëtinë, ndërsa janë habitur kur kanë parë “Instagramin” e psikologes me foto ku i deklaronte publikisht dashurinë burrit të Almës, ndërkohë që ata ishin ende të martuar.
Burime të sigurta për “Panorama Plus” treguan se dhe vetë Alma ishte njohur me këtë aferë dyvjeçare të burrit të saj, nga kjo mënyrë e daljes hapur në rrjetet sociale të psikologes, me të cilën flitet se kanë dy vjet që shoqërohen.
Ata janë prindër të dy fëmijëve nga kjo martesë e gjatë, vajzës 25- vjeçare Anisa, dhe djalit 16-vjeçar, Orest.