Baba Mondi: 50% e popullsisë shqiptare janë bektashinj /Si mendoni?
Baba Mondi, Kryegjyshi Botëror, thotë se 50% e popullsisë shqiptare janë bektashinj. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Baba Mondi u shpreh se myslimanët përbëjnë 21% të popullsisë shqiptare, ndërsa 50% i përkasin besimit bektashi.
Sipas tij, bektashinjtë shtrihen në të gjithë jugun, por edhe në veri deri në Shkodër.
Blendi Fevziu: Pse kjo lidhje e fortë e bektashinjve me Shqipërinë?
Baba Mondi: E kanë përkrahur sre bektashinjtë i kanë mbrojtur domethënë kombin, edhe shqiptarët i kanë parë gjithmonë në luftë për kombin, për të pasur liri, demokraci, paqe siç kërkojmë dhe tani.
Blendi Fevziu: Kur kanë qenë vitet më të arta dhe sa përqind e popullatës shqiptare sipas jush janë bektashi?
Baba Mondi: Bektashinjtë për mendimin tim janë 50% e popullsisë shqiptare.
Blendi Fevziu: 50% e gjithë popullsisë apo e myslimanëve shqiptarë?
Baba Mondi: Po. Myslimanët janë 21%, bektashinjtë janë 50%.
Blendi Fevziu: 50% e gjithë popullatës së Shqipërisë?
Baba Mondi: Po.
Blendi Fevziu: Ku shtrihen? Kush janë zonat më intensive?
Baba Mondi: E ke jugun komplet deri në veri është, pjesa më e madhe. Se gjithë kohën kanë qen Bushatllinjtë e Shkodrës para se të bënin debat me Ali Pashë Tepelenën, se po të ishin bashkuar atëherë nuk do ishte kjo Shqipëri që është sot. Mirëpo nuk u morën vesh, atëherë plasi lufta. Ata luftuan bektashinjtë meqë u bashkuan me Perandorinë Turke. Ali Pasha ka qenë kundër Turqisë, ai i përkrahu se i njihte kush ishin. / tvklan.al