Azia e vogël pellazge fliste në shqipen e kohës
Shkruan: Fahri XHARRA
Një komb i vjetër, më i vjetri i kombeve të Evropes,Pellazget e qëmoçëm të mbajtur e të qëndruar që prej mijëra vite ishin, njëkomb kaq i vjetër e me gjithësë kësaj fort i ri, që tani po zë të lulëzojeë për të parën herë,një komb trim e i zoti me një koke e me një ballë, qe s’i ka askush tjetër, me një gjuhë të gjerë e të plotë, të bukur e të lehtë, që e mëson që në gjirin e nënës, një komb të tillë, kush mund ti dale kunder, e kush mund t’i shkojë përpara ? ( Sami Frashëri 1889 )
– Gjua shqipe pra, e populli shqiptar
Para vetit e kemi një hartë të Azisë së Vogël e banuar me popullin pellazg në lashtësi. Qëllimi i hartës është të shohim listen popujve të vjetër gati të gjithë të një rrënjeje pellazgjike që banonin në Anatolli në antikitet.
Azia e Vogël i ka rritur popujt më të famshëm, i kishte vendet dhe ngjarjet më famëdhaja në historinë e Antikitetit, Sipas historian Philo të shkruara me 225 BCE, Azia e Vogële ishte strehë e dy prej shtatë mrekullive të botës: Tempulli i Artemises në Efes, dhe varri i Mauslosit të Halikarnasit ( i njohur si muzeu i Halikarnasit në Caria. ( populli Karaj ) Në historinë e vjetër, Azia e vogë ishte vendi i mbretërive dhe qyteteve të :” Thrakisë, Bithinisë, Paflagonisë, Eolisë , Hititӕve, Frigjisë, i Galicisë, Pontusit Armenisë, Urartu, Asirisë, Cilicisë, Pamfilisë, Lucias, Pisidia. Lycanonisë Karajve, Myzëve. Lidianëve, Dardanisë dhe Trojes”
Pellazgishtja nëna e shqipes, shqipja nëna e sanskrishtes, apo jo ? Pra një gjuhë shumë e vjetër.
Sami Frashëri shkruan :” Të çojme gjuhen perpara, ta zgjerojme e ta zbukurojme me shkronja e me dituri; te hapim shkolla , te mesojme, te mos mbese ndonje shqipetar i paditur e qe te mos dije te lexoje e te shkruaje ; te largojme shkollat e huaja nga Shqiperia e ta mbushim memedheun tone me shkolla shqipe;djemte tane ne nje kohe te shkurter te mesojne te lexojne e te shkruajne gjuhen e tyre edhe diturite qe u duhen ; meqenese gjuhen e dine vetvetiu e mundin ta mesojne ne pak kohe, do te kene deshire te mesojne mjaft dituri ; edhe bariu dhe bujku edhe mjeshteri i mureve nuk do mbetet pa “dituri.”
Anadolli ose siç njihet ndryshe Azia e Vogël, është territor me një histori shumë të lashtë, që ka lidhje mjaft të ngushta me historinë e Ballkanit dhe të Europës. Anadolli ka qenë banuar nga popullsi e një race me prejardhje pellazge, të ndarë në disa shtete dhe ka folur një gjuhë, të ndarë në disa dialekte. Anadolli përmendet në histori për qytetërime shumë të lashta dhe me zhvillim të madh shoqërorë.
Vendin kryesor në zhvillimin shoqërorë, gjatë kohës së bronzit, në Anadoll e kanë zënë hititët. Perandoria Hitite (afërsisht në periudhën 1650-1180 p.e.s.) në kulmin e zhvillimit të saj, ka qenë njëra nga fuqitë më të mëdha të kohës, krahas Egjiptit, Asirisë, Babilonisë dhe mbretërisë së Mikenës në Pellazgji 1 . Kjo perandori e fuqishme shtrihej nga brigjet perëndimore të Anadollit, në pjesën veri-perëndimore të Mesopotamisë, pjesën veriore të Sirisë, përfshirë edhe ishullin e Qipros. Prandaj hititët kanë ndikuar së tepërmi në zhvillimin historik të gjithë rajonit të Egjeut dhe të Lindjes së Afërt etj.
Dëshira për të ditur më shumë mbi gjuhën hitite na nxiti të studiojmë gjuhët e tjera të lashta të Anadollit, për të parë lidhjet dhe afërsitë me gjuhën hitite dhe me gjuhën shqipe. Nga ky studimi i gjuhëve luviane, kariane, lide, like dhe frige vërtetohet, se të gjitha këto gjuhë kanë po atë lidhje të fortë me gjuhën shqipe si dhe gjuha hitite dhe pa tjetër, që janë të afërta si motra njera me tjetrën. Nga kjo analizë arritën në përfundimin se të gjitha gjuhët e lashta të Anadollit janë shumë të afërta njera me tjetrën dhe me gjuhën shqipe, përfundim i një rëndësie të madhe për gjuhësinë në përgjithësi dhe për familjen Indo-Europiane të gjuhëve në veçanti. Për ne nuk ka dyshim, që kjo afërsi e madhe e gjuhëve të Anadollit me gjuhën shqipe lidhet me origjinën e tyre të përbashkët nga gjuha e lashtë pellazge.
Pra studimi që pellazgët e Anadollit e kanë folur gjuhën shqipe të kohës së vet ka bazë shkencore dhe është e vërtetuar.
Kultura luviane edhe besimi fetar kanë qenë mbizotëruar nga ajo hitite, sepse luvianët ruajtën traditat kulturoe hitite gjatë historisë së tyre (Enc. Britannica). Gjuha luviane është gjuhë e lashtë e grupit të gjuhëve të Anadollit, që njihet nga studiuesit si gjuhë indo-europiane.
Karia ka qenë një provincë, që shtrihej në bregun jug-perëdnimor të Anadollit, që përmendet qysh gjatë kohës së bronzit dhe shtrihej midis Lidisë dhe Likisë (fig. 8). Gjuha kariane bën pjesë në degën e gjuhëve të Anadollit. Gjatë historisë së tyre karianët kanë qenë herë aleatë dhe herë armiq me hititët. Ata kanë qenë aleatë me trojanët në Luftën e Trojës.
Lidët e kanë shkruar gjuhën e tyre dhe kjo provohet nga shumë dokumente shkrimore të ruajtura deri më sot. Ata kanë përdorur sistemin alfabetik të shkrimit dhe nuk e kanë njohur sistemin kunjor të shkrimit, që është përdorur nga hititët. Janë gjetur më shumë se 100 tekste në gjuhën lidiane në ish kryeqytetin e saj Sardis, të cilat janë në dispozicion të shkencëtarëve. Për të shkruar gjuhën e tyre, lidët kanë përdorur alfabetin e njohur pellazg të Lemnit, por me përshtatje të tij në gjuhën e tyre, ata kanë futur në përdorim edhe disa forma të reja germash (fig. 11). Mbishkrimi i Lemnit është vërtetuar nga shumë studiues por edhe nga arkeologjia, që i përket gjuhës pellazge dhe fjalët në te janë njësoj si në gjuhën e sotme shqipe.
Shumë autorë të lashtë dhe të sotëm, përfshirë edhe Herodotin, përmendin se etruskët u shpërngulën nga Lidia dhe u vendosën në Itali pas Luftës së Trojës. Ata ngritën Qytetërimin Etrusk, në Apenine, me një zhvillim të madh në të gjitha drejtimet, themeluan mjaft qytete, përfshirë edhe Romën
Herën tjetër më shumë për dialektet e gjuhës pellazgjike të Anadollit të cilat zbërthehen vetem me gjuhën shqipe
Referencat :
- “ Sami Frashëri – Shqiperia çka qenë , ç ‘është dhe çdo të bëhet”
- -Luftulla Peza – Liljana Peza: Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit dhe familja pellazgjike e gjuhëve
- – Thomopoulos I. 1912. Pelasgika, Athinë
- – Zheji P. 2005. Shqipja dhe sanskritishtja