Arrestohet nëna mostër në Krujë! E mbështolli me qese dhe e hodhi në lumë, gjendet trupi i foshnjës së porsalindur
Një ngjarje horror ka ndodhur në Krujë, ku një grua 42-vjeçare ka vrarë foshnjën e saj të porsalindur!
➤ 42-vjeçarja, e identifikuar si Leta Koçi, në orët e para të mëngjesit ka sjellë në jetë foshnjën në banesën e saj, e më pas duke pretenduar se fetusi ka lindur i vdekur, e ka futur në një qese.
➤ Më pas, ka dalë nga shtëpia dhe e ka hedhur qesen bashkë me fëmijën në bregun e lumit të Tapizës.
➤Pasdite gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka shkuar në spital. Atje është detyruar që të rrëfejë krimin.
➤ Por pretendon se nuk e mban mend se ku e ka lënë trupin e foshnjës.
➤ Aktualisht mbi të rëndon vepra penale “vrasja e foshnjes”, e cila, sipas Kodit Penal, dënohet me burgim deri në pesë vjet.