Ardit Kraja bosi i basteve ilegale online, ish pronari i “Superbast” po zhvat xhepat e mijëra qytetarëve shqiptarë, pastron paratë në kompaninë e ndërtimit
Ardit Kraja në kohën kur lojërat e fatit ishin ende të ligjshme, padyshim ishte biznesmeni më i suksesshëm i basteve në vend, me kompaninë e tij “Fair play bast”, duke çuar mijëra familje shqiptare në katastrofë ekonomike dhe vetë pasurohej në kurriz të mijëra fatkeqëve që luanin në pikat e tij, edhe pse e trishtë deri këtu asgjë të jashtëligjshme nuk ka.
Por me nginjen e Arditit, lakmia e kundërshtarëve të tjerë të lojërave të fatit u rrit, për kontroll dhe pushtet në zonat e tyre, e kryesisht atë të Shkodrës nga ku e ka origjinën dhe biznesmeni.
Vite më parë në luftën për kontroll dhe territorit sa i përket lojrave të fatit, biznesmeni Kraja u kërcënua nga Ervis Martinaj, ku sipas burimeve u detyrua të fshihej për rreth një muaj nga frika për një kanosje të mundshme, që i solli humbjen e pothuajse të gjitha pikave të basteve në qytetin verior, Shkodrën. Madje asaj kohe, u hap fjala se biznesmeni ishte plagosur në një atentat që i ishte bërë, por vërtetësia e ngjarjes nuk u zbardh kurrë.
Pasi fshehjes dhe “dorëzimit” të Shkodrën, me mbylljen e pazareve, Ardit Kraja u kthye sërisht në tregun e lojërave të fatit dhe basteve sportive, por qeveria me një projektligj i mbylli ato në janar të vitit 2019.
Prej asaj kohe të gjithë ata që posedonin pika bastesh, ca prej tyre në lidhje me grupe kriminale, hapën llogari online në të zezë për të vazhduar aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm, duke gjetur metoda për të vjedhur përdoruesit e këtyre lojërave dhe duke shumëfishuar fitimet kësaj here, pasi nuk paguajnë asnjë taksë dhe nuk deklarojnë asnjë të ardhur për burimet financiare. E gjithë shumë e siguruar futet në xhepin e pronarëve sikurse është dhe biznesmeni Kraja, sigurisht duke paguar nën dorë struktura të veçanta të policisë si strukturat e Krimit Ekonomik apo dhe ato të Hetimit Tatimor, sigurisht dhe Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave.
I gjithë aktiviteti i paligjshëm i Ardian Krajas zhvillohet ditën për diell nga celula të lojërave të fatit të shpërndara në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, etj, ku bastexhinjtë njësoj sikurse vite më parë shkojnë depozitojnë paratë tek një person i caktuar nga kompania fantazëm, personi ngarkon paratë në profilin e përdoruesit, ai vendos bastet e tij dhe në rast të fitores e marrin shumën e fituar sërish në dorë.
Madje sa i përket kësaj forme, sipas burimeve të gazetës, mësohet se përdorues të basteve ilegale online ka edhe nga bota, por kryesisht të vendeve të Amerikës Latine, kryesisht trafikut të drogës, si Peru, Bolivi, Kolumbi, ku shtetas shqiptarë që punojnë në këto vende, vendosin paratë e tyre të pista të siguruara nga rrugë kriminale, nëpërmjet njerëzve të tyre të caktuara në Shqipëri.
Me zhdukjen e Ervis Martinaj, rivalit të tij, Ardit Kraja padyshim është “mbreti” i lojrave të fatit online në formë ilegale, ku siguron miliona euro në muaj nga përdoruesit e tyre dhe nuk paguan asnjë qindarkë detyrim në shtet. Pjesë e kësaj skeme që i shkakton miliona euro në vit dëm buxhetit të shtetit padyshim janë dhe segment shtetërorë që do t’i publikojmë në një artikull të radhës.
Po sipas të njëjtave burime, edhe nëse qeveria rikthen licencat e lojërave të fatit, këto grupe do vazhdojnë aktivitetin e tyre të basteve sportive ilegale, për shkak se projektligji është problematik për këto biznese dhe e kufizon shumë përdoruesit e tyre, sidomos atyre që i kanë para të siguruara në rrugë kriminale dhe trafikut të drogës, pasi duhet të deklarojnë burimet e parasë, edhe mund t’i shkaktojnë biznesmenit humbjen e milionave të hedhura nga grupet kriminale.
Kujtojmë këtu se Ardit Kraja është edhe ortaku i biznesmenit të ndërtimit Aleksandër Govaçi, të cilit policia i sekuestroi 400 mijë dollarë, pasi do t’ia kalonte vëllait të tij të dënuar për vrasje në Australi. Aleksandër Gavoçi është ortak me 50% me biznesmenin Ardit Kraja, në kompaninë “S.A.R Ndërtim”. Emri i Ardit Krajës figuron në 10 kompani, mes tyre edhe “S.A.R Ndërtim”, me të cilën dyshohet se pastronin paratë bashkë me ortakun e tij Aleksandër Gavoçi. Sipas burimeve, Ardit Kraja ishte edhe mes të arrestuarve në operacionin policor kundër lojërave të fatit, në muajin shkurt të 2020. /eksluzive.al