Ambasadori i Izraelit në OKB për Erdogan-in: “Gjarpri do të mbetet gjarpër”
Zyrtarë të lartë izraelitë kanë kritikuar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan pas deklaratave të tij të fundit në Izrael në mes të luftës kundër Hamasit në Gaza.
Ministri i Energjisë, Israel Katz, i cili do të marrë postin e ministrit të Jashtëm vitin e ardhshëm, thotë se Erdogan “ekspozoi fytyrën e tij të vërtetë” gjatë një mitingu masiv të shtunën në Stamboll.
“Njeriu i Vëllazërisë Myslimane mbështet terrorin e Hamas-Daesh”, shkruan Katz në median sociale ‘X’. “Edhe kafija e tij nuk do ta mbulojë turpin”.
Ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan thotë se “një gjarpër do të mbetet një gjarpër”.
“[Erdogan] u përpoq të përmirësonte imazhin e tij, por mbetet një antisemit”, citohet të ketë thënë Erdan nga Army Radio.