Ali Ahmeti e mban në xhep Albin Kurtin sa i përket veprimtarisë patriotike ndër-dekada

Data 28 janar 2024 po afron dhe bashkë me të edhe momenti historik për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku pritet që për herë të parë një shqiptar të votohet për Kryeministër.

Kandidati tashmë dihet dhe emri i Talat Xhaferit është shpallur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Por, vetëm 3 javë para kësaj, tri partitë shqiptare opozitare, që përbëjnë koalicionin Lëvizja Evropiane për Ndryshim (LEN) dhe që mbështeten publikisht nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti, kanë shpallur bojkotimin e punës së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

A ndjehet inferior kryeministri Albin Kurti në raport me liderin e shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti?!

Pavarësisht se Ali Ahmeti asnjëherë s’ka folur kundër kryeministrit Kurti, ky i fundit vazhdimisht ka provuar ta minojë punën e Ali Ahmetit në Maqedoninë e Veriut, qoftë edhe duke iu bërë favore politike disa partive me bagazh shumë të dyshimtë në Maqedoninë e Veriut.

Por, kush është Ali Ahmeti?

65 VJET TË ALI AHMETIT NË SHËRBIM TË LUFTËS SË POPULLIT SHQIPTAR PËR LIRI, NË KOSOVË, NË MAQEDONI TË VERIUT, LUGINË TË PRESHEVËS E NË MAL TË ZI

Po të mos ishte Ali Ahmeti nuk do të ishte as Ushtria Çlirimtare e Kosovës, as Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, e as Ushtria Çlirimtare Kombëtare!

Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, është pjesmarrës direkt, aktorë e fakorë aktiv në ditëlindjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 17 Nëntorë 1994, të UÇPMB-së, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare e të Bashkimit Demokratik për Integrim!

Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti me jetën dhe veprën e Tij, bënë pjesë në atë rresht e në atë kupolë, ku radhiten e renditen më të mëdhenjtë e të mëdhenjëve të popullit, Atdheut dhe Kombit!

Ali Ahmeti dhe të gjithë sikur Ai, të mëdhenjtë e paarritshëm, Ata që janë të lindur nga Nëna heroina e të bekuar nga zoti, janë të destinuar për të dhënë sa më shumë, e për të bërë roje nderi në mendjen e secilit shqiptar, atdhetar e patriot dhe për të prodhuar vazhdimisht në të mirë të tokës që i ka lindur dhe i mban në varre stergjyshrit, gjyshrit, nanat e baballarët!

Ditëlindja e Ali Ahmetit, kur festohet në familjen e Tij dhe jashtë saj, në popull, në parti, në ushtri e në polici, në shkolla e në universitete, në sheshe e rrugica, në oda e shtëpintë thjeshta, në restorante e kafene në shtet e në pushtet, në vend e në diasporë, dhe në të gjitha kontinentet e veçanërisht në Europë e Amerikë, është dhe duhet të jetë ngjarje e madhe, sepse po të mos ishte Abaz Gjuka, shumëçka nuk do të ishte sikur sot, me përgjegjësi

e them, se kështu siç është, nuk dontë ishte, ngase do të mungonin shumë evenimente të mëdha të historisë së re të Atdheut!

Ashtu sikur e thashë në fillim të shkrimit festiv, se po të mos ishte Ali Ahmeti nuk do të ishte as Ushtria Çlirimtare e Kosovës, as Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, e as Ushtria Çlirimtare Kombëtare!

Ali Ahmeti meriton që në ditëlindjen e Tij, të gëzojnë e të festojnë të gjithë shqiptarët, të jenë të lumtur e të mburren djemt dhe vajzat e popullit shqiptar, se Ali Ahmeti për popullin shqiptar, për Atdheun e për Kombin e Tij, për lirinë dhe pavarësinë kombëtare, politike e shtetërore, për Shqipërinë e për Kosovën me Vise, për Maqedonine e Veriut e për partinë e Tij heroinë BDI-në, ka bërë shumë, ju ka dhënë gjithëçka nga jeta e Tij, nga puna e nga vepra e Tij, nga djersa e pastër dhe nga mendja e Tij e shëndoshë e largëpamëse përparimtare integruese euroatlantike!

Është normale që ditëlindjen të të ta festojnë Nëna e Babai, vëllezërit e motrat, djemt dhe vajzat, nipërit dhe mbesat, ngase është traditë përparimtare njerëzore, pastaj është obligim, por edhe evenimenti festiv reflekton dashuri, por atëherë kur ditëlindjen të ta festojë populli, Atdheu e Kombi, atëherë kjo është Olimpi i madhështisë, bëhet vula e aktivitetit dhe e kontributit të jashtëzakonshëm për të mirën e përgjithëshme, në dobi të tokës së qullur me gjak të të parëve, për përparimin e vendit që e kanë luftuar dhe rënë heroikisht Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit!

Çdo popull e çdo Komb, çdo krahinë e çdo shtet, çdo lëvizje e çdo parti, po ta kishte një figurë brenda saj, sikur është figura homerike e Ali Ahmetit, ditëlindjen e Tij, do ta shëndërronte në festë e në ngjarje të paharruar kombëtare e shteterore, politike e popullore, kulturore e shkencore!

Shqipëria e Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, shqiptarët në Ballkan, në Europë e në diaspore, në tërë planetin do të duhej të festonin në ditëlindjen e Ali Ahmetit, të këndonin e të ngrinin dolli, gëzimi e hareje, sepse Ai është vazhduesi më i denjë i nderit të Dy Kryeheronjëve të Ballit të Kombit!

Shqiptarja heroinë, Nëna Humë, mbetet Nëna e madhe e truallit të Arbërit, sepse Ajo e ka lindur njërin prej bijëve më të mëdhenj e më të devotshëm, që ia ka dashur palcën popullit, Atdheut dhe Kombit!

💯 të lumtura Dost!

  • Gëzuar🇦🇱🥂
  • Ismet Sylejmani
  • Prishtinë 4 Janar 2023!
Scroll to Top