Alfred Cako “shpërthen” ndaj atyre që nuk besuan “profecitë” e tij, iu nxjerr gishtin e mesit

Alfred Cako iu është përgjigjur kritikëve që e “masakruan” pas parashikimit të tij për pandeminë, që sipas të cilit është një “axhendë” për të ulur numrin e popullsisë dhe për të kontrolluar njerëzimin. Në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, konspiracionisti “shpërtheu” ndaj tyre duke nxjerrë gishtin e mesit.

“Më kanë sulmuar shumë njerëz kur kam thënë këto gjëra. Dua t’i përshëndes të gjithë ata që më kanë sharë dhe nuk kanë lënë gjë pa thënë dhe iu them kthejani b*çën Edi Ramës. Shkoni bëni vaksinën tërë ju injorantët e partive, budallenjtë dhe servilët e Edi Ramës dhe Lul Bashës.

Futni plumb në kokë të mbani vendin e punës se nuk e meritoni. Jeni si ato bretkosat që iu kanë futur para disa vitesh në ujë të vakët dhe me modelin e bretkosës tani që iu kanë nxehur ujin, po përvëlohet dhe bëni guak guak aty tani. Kur iu flisja unë më thonit të marrë, tani çfarë do të thoni.”, u shpreh Cako. /abcnews.al

Scroll to Top