Alfabeti i gjuhës shqipe, nga një këndvështrim tjetër nga ai që jemi mësuar ta dëgjojm!

Shpend Hulaj – Alfabeti i gjuhës shqipe

Do të mundohem ta sqaroj nga një këndvështrim tjetër nga ai që jemi mësuar ta dëgjojm.

Në fakt duhet të jemi real dhe të shkruajm të vërtetën, edhe nëse sot nuk na pëlqen neve. Por kjo nuk është aspak problem për studiuesit dhe hulumtuesit e mirëfilltë, ata vetëm se e pasurojnë aktualitetin e ngjarjeve me hulumtimet e tyre.

Së pari duhet të dimë se gjuha jonë, gjuha shqipe ka marrë emrin e vonshem pak para shpalljes pavarësis apo edhe me vet shpalljen e pavarësis. Në fakt edhe vet emertimi ynë shqiptar vjen me pavarësin, gjë që dëshmon qartë atë që ne pretendojmë.

Në të kaluarën, ne njiheshim në bazë të principatave, fiseve, por edhe të vendeve, si Ilir, ardian, taulant, kastriot, pastaj himariot, epirot, etj.

Ne nuk dimë se si është quajtur gjuha, e cila është folur në antikitet mes fiseve ilire (shqiptare), por në bazë të disa të dhënave ne do ta quajmë gjuha ilire. Edhe pse në fakt ilirët ishin një nga fiset “Albane”. Ajo që i takon ta quajmë kështu është se ilirët janë fisi i fundit që kishin udhëheqjen e përgjithshme të fiseve të arbërit, dhe që arritën ta mbronin popullatën e arbërit dhe fiset tjera nga zhdukja totale e dy superfuqive të asaj kohe romakëve dhe persis.

Gjithashtu ne nuk e dimë formen e gjuhës ilire në atë kohë, por atë që e dimë sigurt është se gjuha ilire është shkruar nga e djathta në të majtë. Këtë na argumenton bindshëm prof Dr. Eqerem Zenelaj. A mund të jetë edhe alfabeti fenikas, këtë duhet hulumtuar.

Gjuha ilire mbeti gjuhë vetëm e të folurit, por jo e të shkruarit dhe të mësuarit nga librat. Kjo ndodhi në shekullin e 3 e këndej, kur paganët në krye me konstantinin dogjën të gjitha librat e shkruara nga besimtarët që pasonin Ariusin. Ata dogjën të gjitha faltoret e këtyre besimtarëve, dogjen librat, mbytën udhëheqësit e tyre fetar, disave u prenën gjuhën dhe bënë tortura e masakra tjera. Gjithashtu kujt i gjendej libër nga këta besimtarë ekzekutohej.

Për këtë arsye ne nuk gjejmë ndonjë dorëshkrim në shqip apo në alfabetin e kohës.

Fiset ilire kështu do të prezentojmë për të pasur më të lehtë të kuptohet ajo për të cilën po flasim, në shekujt në vijim u gjenden nën sundimin e romakëve dhe persianëve. Sundimi persian nuk la ndonjë gjurmë në alfabet dhe gjuhë për arsye se ilirët kishin kulturë, civilizim dhe traditë të lartë dhe ata e mbronin dhe ruanin atë, e persianët pavarësisht pushtetit të madh të tyre ishin injorant dhe barbarë. Ndikimin persian e ndaloi edhe fitorja romakëve ndaj persianëve në shekullin e 7 në kohën e Herakliut i cili i mposhti ata në tokën më të ulët në Palestinë.

Romakët nuk lejonin të huajt të mësonin shkrim-lexim, dhe për këtë gjejmë ku shumica e principatave ilire ishin nënshtruar sundimit romak dhunshëm. Të drejtë shkrim e lexim kishin vetëm ata që ndjekin mësimet në shkollat kishtare dhe atë në gjuhën latine apo romake. Gjuha ilire (shqipe) vetëm flitej e ruhej nga populli gojarisht. Kështu ilirët në kohën e ardhjes së osmanlive i gjejmë pa alfabet dhe pa libra të gjuhes ilire.

Pasi ilirët pjesa dërrmuese ishin orthodoks, me ardhjen e osmanlive gjeten veten më të favorshëm dhe në përputhje me besimin e tyre si pasues të Ariusit. Shkrim leximi është obligim (farz) sipas islamit dhe nuk është i kufizuar për asnjë kategori apo gjini njerëzore, bëri që alfabeti arab të përhapej në mesin e ilirëve dhe të ruajn gjuhën shqipe me alfabetin arab. Ishte një shpëtim dhe frymëmarrje për ilirët e kohës. Në bosnje ilirët ishin gati në zhdukje. Ajo që i mbajti gjallë ishte feja, besimi që për fat të tyre boshnjakët pranuan fenë e ilire kur ata erdhën dhe u vendosën aty. Boshnjakët përdoren gjuhën e tyre me shkronja cirilike për ta ruajtur besimin. Ilirët kishìn humbur alfabetin. Kështu ilirët në bosnjë u asimiluan në boshnjak pasi nuk kishin më forcë ti mbijetojnë luftrave të gjata kundër tyre. Për këtë boshnjakët sot quajnë paraardhësit e tyre bogumili që në termin fetar do të thotë orthtodoks, në shqip besimtarë i devotshëm e në islam Mumin. Ne kemi folur edhe më herët që bogumil janë ilirët e jo boshnjakët, por boshnjakët morrën fenë nga ilirët dhe e quajtën veten ashtu. Dokumentohet nga historianët boshnjak që, kur boshnjakët erdhën në bosnjen e sotme, gjetën një popull që adhuronin Zotin 5 herë në ditë. Boshnjakët i pyeten se çfarë feje është kjo, ata u thanë se ne jemi mumina që d.m.th besimtarë të devotshëm. Ata pastaj për shkak të ndikimit të tyre më të madh e emërtuan veten në gjuhën e tyre bogumili që ka të njëjtin kuptim thelbësor.

Ilirët në bosnjë nuk arritën ta ruajnë as identitetin e tyre dhe as gjuhën dhe u asimiluan në boshnjak. Gjithsesi kjo ndodhi edhe me martesat mes tyre.

Tash duam të hyjmë në temën tonë. Alfabeti i sotëm i gjuhës tonë të ëmbël gjuhës shqipe. Është bekim nga Zoti që sot krmie alfabetin , gjuhën dhe identitetin tonë. Me alfabetin dhe gjuhën u ruajt edhe identiteti jonë.

Në kohën e perandorisë osmane ne kishin shumë përfitime në mbrojtjen e gjuhës dhe identitetit.

Ardhja e osmanëve

Ardhja e osmanëve ilirët i gjeti pa alfabet dhe pa shkrim lexim. Perandoria osmane nuk luftonte racat, kombet, gjuhët e as fetë, sepse kjo është e ndzluar në fenë islame. Ata luftonin vetëm zullumqzrët kushdo qofshin ata. Pasi mësimet islame e brymosin shpirtin e besimtarit pë dashuri ndaj vatanit, atdheut, gjuhës e popullit të vet, do të vie në spikamë angazhmi i udhëheqësve fetarë në shpëtimin e popullates tashmë shqiptare nëpërmes një alfabeti me të cilin do shkruajnë dhe ruajnë historinë e tyre populli ynë. Pse ndodhi kjo?

Këta burra të mëdhenjë me vizionin e tyre duke parë dhe analizuar gjërat dhe duke i nuhatur më herët që do të pasojnë, vendosën ta artikullojn një alfabet. A ishte kjo si kundërshtim ndaj peramdorisë osmane? Jo, asesi.

Kjo ishte për shkak se perandoria osmane po shembej. Së bashku me të edhe alfabeti arab. Vet perandoria osmane po humbte gjuhën e saj, dhe pushtetin. Kokat shqiptare atëherë e panë këtë rrezik dhe formuluan alfabetin e gjuhës shqipe me shkronja latine. Ata kuptuan se invazioni latin po merrte përmasa dhe çdo gjuhë do të shkruhej më këtë alfabet.

Kjo është menquria e burrave të mëdhenj dhe dashuria për atdheun. Ata ringjallen me veprat e tyre sa herë vdesin ata që e shesin atdheun.

Literatura:

  • Pellazgët – ilirët – shqipëtarët Prof Dr Eqerem Zenelaj
  • Ariusi : Xhihad Turbani
  • Steçakët: Zdf
  • Eposi për bosnjen dhe hercegovinen: Ali Rida Nahvi
  • Muslimanët në jugosllavi: Muhamed Karut
  • Vuajtjet e muslimanëve në kosovë: Mahmud Shakir
Scroll to Top