Akɑdemikët grekë me analizë të thellë: Greqishtja, gjuhë teknike dhe jo gjuhë e popullit, shqipjɑ e lashtë është folur në trojet greke
Akademikët grekë tregojnë se ‘’nuk ka asnjë gjuhë greke që vjen nga mijëvjeçari i dytë’’.
Ne, jo vetëm që nuk kemi akademikë të specializuar por, mbështetemi tek bizantinologë si z Pellumb Xhufi apo tek specialist me kurse gjashtë mujore në epigrafi si Faik Drini. Asnjeri nga këta edhe shumë të tjerë si këta nuk i ka studimet e duhura shkencore të flasi për kohët klasike.
As Beqir Meta, as Ledia Shamku, as Seit Mansaku e Kolec Topalli edhe askush tjetër nuk është specializuar në fushën e studimeve klasike edhe as nuk e kanë një studimin e tyre në lidhje me këtë periudhe por, nga ana tjetër, të gjithë këta që përmenda më sipër edhe shumë të tjerë, marrin mbi shpatulla, me mllef të madh, të mohojnë gjithçka pellazgjike edhe pa asnjë studim elementarë, që të rrezonin të paktën Hahnin në se kanë akademizëm, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se shfryjnë fjalë në erë.
Ndërkohë që akademikët tanë e injorojnë çeshtjen paragreke, pellazgjike, akademikët grekë tregojnë se ‘’nuk ka asnjë gjuhë greke që vjenë nga mijvjecari i dytë’’.
‘’Gjuha greke rrjedh nga shartimi i një dege indoeuropiane mbi një lastarë të huajë’’. ‘’Athinasit, të parët, e krijuan gjuhën greke edhe e përhapën me favorizim nga Aleanca e Dilos’’.
Para greqishtes flitej edhe shkruhej ‘’gjuha jone’’ të cilën nuk e njohim por me alfabetin e saj është shkruajtur mbishkrimi Pellazgjik i Limnos e po ashtu mbishkrimet Eteokretane.
Kjo gjuhë teknike që ‘’mësohej në letër e nuk mbinte në buzët e popullit’’ do i duhej kujtdo studiesi akoma edhe më shumë fushës së prof Xhufit pasi kështu do kishte një ide më të mirë për ‘gjuhën greke në Bizantë’’
Ora të flasim me fjalët e akademikëve grekë:
“Te vetmet përfundime të sigurta që mund të nxjeri kush, nga te dhëna gjuhësore të këtij tipi (emrave vendore) janë këto: të paktën një gjuhë flitej në Greqi më parë se të vinin Grekët . Gjuha greke lindi nga SHarTiMi i një bisku indoevropian mbi një trung jo grek”- M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, athinë 2000, f. 23
“Athinasit dhe te huajt që banonin në athinë, saktë me propozim të këtyre të fundit, ndaluan nga një kohë e caktuar dhe më vonë të shkruajnë Joniken dhe filluan të shkruajnë Atiken” –M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, athinë 2000, f. 302
“Vertetësisht është një problem lidhja e gjuhës së folur Jone dhe shkrimit pezik Jonik. Fillimisht të parën thuajse nuk e njohim….”- F. r. adrados. “Historia dela lengue Griega”, përkthimi në greqisht, f . 234.
Perfundimisht përsoset krijimi i një shkrimi pezik të jonishtes, por rreshqitja e gjuhës së pastër Jone drejtë atikes së Jonizuar është më se e sigurtë. Hapin e fundit e bëri Gorjas me krijimin e një gjuhe atike”- F. r. adrados. “Historia dela lengue Griega”, përkthimi në greqisht, f. 250-251
“Pas përfundimit të luf.trave me Midët, udhëheqien politikoshpirtërore e mori Athina. rreziku Pers i bashkonte grekët dhe ky bashkim favorizonte dialektin Atik. Aleanca e athinës me qendër faltoren e apolonit në Dilo e bënë detyrimisht Athinën qendrën e takimeve të shumë qyteteve dhe ishujve.
Këtu mblidheshin dijetarë të shumë degëve. Që të bashkoheshin, ardhësit në qytetërimin pretendues Athinas, detyroheshin të adoptonin mënyrën e jetesës Athinase mbi të gjitha të përdornin me lehtësi dialektin e zgjedhur atik.
Qytetërimi i Athinës është tashmë “pritanio e diturisë” ose “shkolla e grekëve”. As luf.ta e pafat e Peloponezit, as therjet civile, as ngritja e forcës maqedonase nuk e ndërpreu zhvillimin e atikishtes si organ gjuhësor të gjithë grekëve.
Përkundrazi Filipi ii e vendosi atikishten si gjuhën e parë të shkollimit e të organizimit të shtetit të tij. aleksandri dhe pasardhësit e aristokratëve të familjeve maqedonase ishin shkolluar në gjuhën Atike.
Sulmi i shkëlqyeshëm gjithë grek në lindje përhapi elenizmin deri në Baktriani. Në qytetet shumë kombëshe merr jetë thënia e famëshme e isokratit se “Grekët janë ata që marin pjesë në shkollimin grek”. Dhe shkollim para së gjithash do të thoshte të mësoje gjuhën greke”- M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, athinë 2000, f . 84
“Atikun e ashpër e pranoi më së fundi si gjuhë të parë dhe kisha e krishterë…. Çmimi i kthimit mbase ishte shumë i rëndë. Këmbëngulia e atikistëve në të shkuarën e lavdishme si dhe kundërshtimi i prerë që të pranojnë të vetëvertetuarën se gjuha shëndrrohet e çoj vëndin në dygjuhësi e cila e mundoi kombin për 2000 vjet dhe do të thellonte hendekun midis pakicës së të shkolluarve dhe popullit të thjeshtë.
Hyrja në pasurinë e shkollimit kërkonte një punë shumëvjeçare me një organ gjuhësor që nuk mbinte në buzët e popullit por mësohej në letër.
Vlerësimi i padrejtë i nje vepre me kriterin e vetëm gjuhën në të cilën ishte shkruajtur bëri që të lihen mënjanë shkruajtësit që shkruanin në gjuhën e thjeshtë. Përfundimi i trishtueshëm i këtij mendimi të prapambeturçoi në humbjen e shumë veprave shkencore”-M. Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, athinë 2000, f. 92-93./TV Arbëria