Afera Partizani/ Berisha fshihet pas Fatos Nanos: Ai vodhi 10 milionë euro ndihma, unë me proces politik! Sulmon kreun e SPAK Dumani
Ish kryeministri Sali Berisha në hetim ndaj aferës së privatizimit të kompleksit Partizani në çdo dalje publike synon të shfajësohet për situatën në të cilën ndodhet me drejtësinë. I pyetur sot për burgosjen e Fatos Nanos kundërshtarit të tij të vjetër politik e intepresoi siç i interesonte.
Duke bërë dhe “një krahasim me të pakrahasueshmen’ siç e tha dhe vetë
“Fatos Nano është arrestuar për një abuzim i cili sipas llogaritjeve të PS, të qeverisë së PS ishin zhdukur 10 milion ndihma humanitare për shqiptarët e uritur. Pa nam dhe nishan. Kjo dosje u përgatit dhe u paraqit në parlament me elementë kryesor nga Kol Beci. E vërteta është doli se Qemal Disha në atë kohë ministër financash kishte refuzuar të firmoste
Të krahasosh 10 milionë euro ndihma bujare të qeverisë italiane të zhdukur me 410 metër katrorë tokë të trashëguar të veten të Jamarbër Malltezi, pastaj krahason dy gjëra më të pakrahasueshme. Në të gjithë procesin e dosjes së ndihmave italiane, ishte firma e Fatos Nanos. Në procesin e privatizimit të klubit Partizani, në kuptimin e njohjes, kthimit, parablerjes së objekteve, nuk ekziston asnjë firmë e vetme e Sali Berishës. Në të gjithë këtë proces nuk ekziston një zyrtar i vetëm i penalizuar se ka shkelur ligjin, i akuzuar se ka shkelur ligjin dhe janë këta 30, 50 më shumë të të dy anëve, të PS kur kanë qenë në pushtet dhe të PD. Asnjë zyrtar. Por ajo që nuk tregoi gjatë deklaratës së tij para gazetarëve është fakti se Nano u përball me procesin ligjor, nuk iu shmang derisa fitoi dhe pafajësin’ tha sot Berisha në konferencën për median në selinë e Rithemelimit.
Por ajo çka nuk përmendi ish kryeministri në deklaratën e tij është se nuk tha se Fatos Nano nuk iu shmang betejës ligjore për të cilën në qershorin e 1999 fitoi pafajësinë nga Gjykata e Faktit të Tiranës.
E pikërisht Me pafajësinë e tij Nano përligji qëndrimin e PS atëherë në opozitë se kryetari i tyre ishte një i burgosur politik nga Sali Berisha.
Ajo që nuk tregoi gjatë deklaratës së tij para gazetarëve është fakti se Nano u përball me procesin ligjor, nuk iu shmang siç bën Berisha me taktikat e tij duke refuzuar të paraqitet para oficeres gjyqësore siç e urdhëronte vendimi i GJKKO-së i 21 tetorit dhe tani avokatët vijojnë të zvarrisin procesin ku GJKKO kërkon të vendosë për kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij me arrest shtëpie e mbikqyrje policore.
Njësoj si dje, sulmin e tij verbal e drejtoi më pas drejt kreut të SPAK Altin Dumani.
“Pra, në flakët e vjedhjes së shekullit Dumani është i përcëlluar. E kam thënë edhe e them, nuk kam fakte se ai është i korruptuar me para, por korrupsioni politik është një formë po kaq e egër korrupsioni dhe ai faktikisht dje lexoi statutin e PS, lexoi statutin e partisë së tij. Ekzistojnë të gjitha turpet dhe pafytyrësirat të ish-xhelatit të policisë sekrete të Enver Hoxhës dhe asaj prokurores me lidhje obskure me Taulant Ballën. Së fundmi, mori edhe një autorësi edhe Dumani i partisë, i cili dëshmoi se për atë jo Kushtetuta, por statuti i partisë është ligji themelor i shtetit” tha Berisha
Fatos Nano vijoi betejën ligjore, derisa fitoi dhe pafajësinë. Madje bëri 1 353 ditë burg me akuzën për shpërdorim detyre në favor të të tretëve dhe vuajti dënimin në burgun e Tiranës deri në vitin 1994 dhe në burgun e sigurisë së lartë në Bënçë te Tepelenës deri në vitin 1997. Kur u hapen burgjet, Nano i kërkoi ministrit të Drejtësisë, në atë kohë Spartak Ngjela dhe ai dha ok për të shkuar në shtëpi, e një javë më pas Berisha firmosi aministinë për të.
Në vitin 1999 Gjykata e Tiranës i dha pafajësinë për akuzat e ngritura nga Prokuroria. Më vonë edhe Sali Berisha deklaroi se burgosja e Nanos ishte veprim i nxituar.
Në vitin 2002, Fatos Nano u dëmshpërblye nga shteti për burgim të padrejtë në shumën prej 72 milion lekësh.
Ajo çfarë kanë të përbashkët këto dy procese janë Genc Gjokutaj. Në gjyqin e Fatos Nanos, Gjokutaj ishte prokurori i cili mbrojti në gjykatë akuzën ‘për vjedhjen e ndihmave italiane në ’91 në favor të të tretëve dhe falsifikimit të dokumentave zyrtare’. Për këtë akuzë Fatos Nano u dënua me 12 vite burg më 3 prill 1994.
Ndërsa sot Genc Gjokutaj është avokati i Sali Berishës dhe po gjen manovra që shtyjë vendimin e GJKKO-sën ndaj kërkesës së SPAK për ta mbyllur në shtëpi dhe me mbikqyrje policore ish kryeministrin ne hetim për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.