A i njihni apo i keni harruar?! Këto janë XHELATËT e SHQIPTARËVE gjatë shekullit XX !

Ushtria serbe e kral Peter Karagjorgjeviq gjatë depertimit në Kosovë dhe viset tjera shqiptare në vjesht të vitit 1912, masakroi mbi 50.000 shqiptarë ndersa ajo malazeze e kral Nikolla Petroviq rreth 20.000, kuptohet shqiptarë.

Gjatë periudhes së administrimit ushtarak të vendosur nga Tito, në Kosovë dhe viset e tjera shqiptare në ish Jugosllavi më 8.02.-8.07.1945, u masakruan 86.000 shqiptarë!

Sipas Xheladin Hanës, ish anëtarë i Këshillit Nacional çlirimtar të Kosoves dhe ish drejtor i gazetes “Rilindja”,, u therrën, u djegën për së gjalli 36.000 shqiptarë në Rrafshin e Kosovës, 23.000 në Rrafshin e Dukagjinit, 27.000 në trevën e Vardarit, 22.000 bastisje dhe 200.000 të kaluar në duart hetimore të OZN-ës!

V Ë M E N D J E

Në masakrimin e shqiptarëve në Kosovë, morën pjesë edhe brigadat III dhe V të Ushtrisë Nacional çlirimtare të Shqipërisë në krye me Komandant Enver Hoxha.

Me leje të Enver Hoxha, në territorin e Shqipërisë, u masakruan nga oficerët serb dhe malazez mbi 1.000 rekrut dardan në prill të vitit 1945.

P.S.

Gjatë regjimit të Enver Hoxhes u internuan 59..009 shqiptarë në kampe të përqendrimit. Nga ky numër 7.022 humbën jetën.

984 shqiptarë kanë vdekur në burgjet e regjimit komunist.

6.027 shqiptarë janë pushkatuar me urdhër të Enver Hoxhes,ndërsa 6.000 shqiptarë rezultojnë të humbur gjatë regjimit të xhelatit Enver Hoxha…!

Gjatë viteve 1998-1999, gjatë luftes në Kosovë, në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviq, u masakruan 14.000 dardanë,u dëbuan 1.000.000 dardanë dhe u dhunuan 20.000 femra dardane!

MARRUR NGA Msc Muhamet Shabani

Scroll to Top