Pa konkurencë! A e dini se më shumë se gjysma e 33 kryeministrave janë vrarë në Shqipëri!
Dëgjojmë shpesh të thuhet se shqiptarët vrasin njëri tjetrin për një gardh e për një fjalë goje, por politikanët nuk i prekin.
Kjo është pjesërisht e vërtetë, pasi historia jonë dëshmon ndryshe. Prej 1912 kur shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane, Shqipëria ka patur 33 kryeministra nga Ismail Qemali te Edi Rama i sotëm.
Nga këta, më shumë se gjysma (17) janë vrarë ose dënuar me vdekje, – shkruan DITA.
Mes 33 kryeministrave, 10 prej tyre janë dënuar me vdekje. Ata janë: Ahmet Zogu, Fan Noli, Maliq Bushati, Ibrahim Bicakciu, Kostaq Kotta, Shefqet Verlaci, Rexhep Mitrovica, Mustafa Kruja, Ekrem Libohova dhe Fiqiri Dine.
Numrin më të madh e kanë kryeministrat që kanë qeverisur gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilët u shpallln kriminelë lufte dhe drejtësia komuniste i dënoi me vdekje në mungesë duke kërkuar nga fuqitë e mëdha që ti dorëzonin.
Mes 10 të dënuarve me vdekje dy prej tyre u finalizuan: Maliq Bushati u pushkatua dhe Kostaq Kota vdiq në burg në pritje të ekzekutimit, pasi ishte dënuar
Ndërkohë Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë dënuar njëri-tjetrin me vdekje pas kryengritjes së vitit 1924 kur Noli erdhi në pushtet dhe në dhjetor të atij vitit kur Zogu erdhi sërish në pushtet.
Ndërkohë 7 kryeministra në historinë e shtetit shqiptar janë vrarë ose helmuar.
Ata janë Ismail Qemali i helmuar, Esad Pashë Toptani i vrarë në atentat, Hasan Prishtina i vrarë në atentat, Xhaferr Ypi i vrarë nga bombardimi, Idhomeno Kosturi i vrarë në atentat, Kostaq Kota i vrarë në burgun e Burrelit (vdekje nga tortura), Maliq Bushati i pushkatuar si armik. /TEMA