VIDEO/ Në vitet 70 – 80, në rrafshin ushtarak, Shqipëria ishte superfuqia e rajonit! Sot… një çetë partizane

Në ato vite, Shqipëria kishte një potencial determinues ushtarak e që ishte bërë superfuqia dhe tmerri i rajonit. Kishte jo pak por 7-të korpuse gjithë armëshe dhe dhjetra brigada këmbësorie, 10 brigada sulmuese dhe arltilerie, dhjetra regjimente kunderajrore, 2 grupime luftarake të fuqishme, rezerva e komandës së përgjithshme, forca të konsiderueshme vullnetare të kudondodhura dhe në çdo skaj të Shqipërisë e që numëronim mbi 500.000 ushtarë, nënoficerë e oficerë akivë e recidivistë të gatshëm për të goditur, coptuar e neutralizuar, rrethuar dhe asgjesuar desantin ajror masiv.

Në ato vite avangarda e ushtrisë popullore ishte korpusi i hekurt i Gjirokastrës që drejtohej prej vitesh nga kolonjari, gjeneral Lejtanti Amet Prodani që kishte komanduar me aftësi e kompetencë profesionale nënreparte dhe reparte gjatë e luftës heroike antifashiste Nacional – Çlirimtare kundër pushtuesve nazifshistë dhe mercenarëve dhe tradhëtarëve të vëndit që u rreshtuan krahë forcave pushtuese.

Si qëndrestarë i vendosur, ekzigjentë, dinjitoz dhe i papërkulur, gjeneral Lejtanti, kolonjari, Muamet Prodani u bë kurora, ikona, heroi dhe ekselenca e ushtrisë popullore e që gëzonte respekt dhe mirënjohje të konsiderueshme nga gjithë masa determinonjëse e ushtarëve, nënoficerëve, vullnetarëve dhe oficerëve të ushtrisë sonë popullore.

Përballë korpusit të Gjirokastrës qëndronte divizioni i 8-të fanterisë Greke, i disllokuar në periferi të Janinës por që nuk guxonte të bënte një hap përpara në drejtim të kufirit tonë pasi mbarohej me vendosmëri, guxim, përkushtim e impenjim, mobilizim maksimal nga efektivat e korpusit të hekurt të Gjirokastrës e që ishte i bunkerizuar e skalionuar në një thellësi mbrojtjeje të konsiderueshme e që nuk mund të futej e të depërtonte as miza. Në juglindje të vëndit ishte vendosur në pozicion mbrojtjeje korpusi i Korçës dhe ky me një bunkerizim të fuqishëm e me një thellësi të konsiderueshme fortifikimi.

Në ato vite, pra në vitet 70 – 80- të, ne kishim një fortifikim të fuqishëm e permanent nga më të fuqishmit në rajon e më gjërë. Në ato vite fortifikimi ynë qëndronte cilësorë, vital, i fuqishëm e dinjitoz përballë vijave “manernehej”, “mazhino” “Zigfridë”e që u shfrytëzuan gjatë luftës së dytë botërore.

Pa e tepruar dhe ekzagjëruar aspak, fortifikimin tonë do ta quaja vija Mehmet Shehu sepse ai e ideoi, orkestroi, dirigjoi dhe zbatoi me kompetencë e profesionalizëm ushtarakë fortifikimin e vëndit që u pasua nga ndërtimi i vëndstrehimeve për popullatën, teknikën, llogjistikën dhe forcat e armatosura për tu mbrojtur nga goditjet e befasishme të armikut. Në vitet 70 – 80-të ne kishim jo pak por 1300 tanke që kompletonin 10 brigada tankesh të gatshme për rrethimin, coptimin, neutralizimin dhe asgjesimin e desantit ajror.

Kishim mbi 100 avionë luftarakë dhe helikopterë të gatshëm për mbrojtjen e hapësirës tonë ajrore. Gjihashtu kishim një marinë luftarake bashkëkohore dinjitoze e të fuqishme që konkuronte me marinat lufarake që numëronte 4 nëndetëse bashkëkohore, 4 gjuajtës luftarake, disa dragaming, dhjetra katrasilustruese, dy rimorkiatorë, një bazë lundruese për transportin e trupave e të materialeve teknike e llogjistike, si dhe disa anije çisternë për transport karburanti dhe ujipër nvoja immediate të ishullit të Sazanit.

Kishim gjithashtu shkollën e instruksionit të marinës luftarake që pregadiste specialist të ndryshëm, si radiotelegrafistë, çentalistë, radiometristë, elekrtriçistë, sinjalistë, makanikë, motoistë etj. Këta specialist mbasi kryenin shërbimin e detyrueshëm ushtarakë katërvjeçarë i ushtronin këto specialitete në jetën civile, kryesisht në fushën e indusdtrisë e të ekonomisë. Kishim shkollën e aviacionit e të marinës luftarake që pregadiste kuadro për marinën tregëtare. Dhe natyrshëm lind pyetja, Po sot?

As më shumë e as më pak sot me trishtim i pakënaqur dhe i dëshpëruar në kulm përsa i përket ushtrisë sonë ajo është për ibret e mysybet, thjeshtë dhe vetëm një ushtri simbolike duke shpresuar dhe mbajtur sytë nga Nato por me ushtarët e Natos nuk mund të sakrifikojnë vetveten për të na mbrojtur ne shqiptarëtpasifistë. /Nga Pali Nito

Scroll to Top