Vallja Çame në shkrimet e studiuesit arvanitas, Aristidh Kola

Nga Arben LLALLA

Pata fatin të bashkëpunoj ngushtë me Aristidh Kolën, por dhe krenarinë që ai më besoi pak ditë para se të vdiste një arkiv të tërë me libra, revista dhe gazeta për historinë dhe kulturën e shqiptarëve të Greqisë.

I ndjeri Aristidh Kola ka qenë njëri nga intelektualët e mëdhenj të shekullit XX që ka bërë një punë të lëvdueshme për të dalë në dritë heroizmi, kultura dhe traditat e shqiptarëve të Greqisë, të cilët herë i quajnë arvanitas e herë allvani. Ai ka shkruar disa libra, por libri më i njohur dhe i suksesshëm është

Studiuesi Arstidh Kola me studiuesin Arben Llalla

I ndjeri Aristidh Kola ka qenë njëri nga intelektualët e mëdhenj të shekullit XX që ka bërë një punë të lëvdueshme për të dalë në dritë heroizmi, kultura dhe traditat e shqiptarëve të Greqisë, të cilët herë i quajnë arvanitas e herë allvani. Ai ka shkruar disa libra, por libri më i njohur dhe i suksesshëm është:“Arvanitasit dhe Prejardhja e Grekëve” (Αρβανιτεσ και η Καταγωγη των Ελληνων), i cili u botua për herë të parë më 1983 dhe është ribotuar mbi 15 herë të tjera deri sa vdiq autori në tetor 2000.

Ndër shumë tema historike, kulturore dhe mendimeve Kola na sjellë dhe mendimet e tij rreth Valles Çame, të cilat kemi zgjedhur t’i botojmë sot për lexuesin e 27.al. Në këtë studim Aristidh Kola shkruan për të vërtetën e kësaj valle, ku ngre lart krijimin popullor të Valles Çame, e cila kërcehet sot edhe nga grekët.

Ai na sjell faktin se piktura e piktorit gjerman Peter fon Ess-it (Peter von Hess (1792-1871), shën. A.Ll.), ku na paraqet trimat e Kollokotronit të kërcejnë Vallen Çame dhe në plan të parë Plaku i Moresë i menduar po krijon strategjinë e luftës çlirimtare. Ky është një dëshmi që vërteton se traditat, zakonet dhe veshja kombëtare shqiptare në veçanti të atyre të Epirit është përvetësuar pa të drejtë nga grekët e Greqisë së Re.

Aristidh Kola, në vitin ku ka shkruar librin 1980 që flet edhe për Vallen Çame shpreh indinjatën e tij për keqinformimin e studiuesve për këtë valle, deformimin e saj historik, krijues dhe interpretues, duke i quajtur këta studiues injorantë. Kola kritikon ashpër studiuesit grekë, të cilët qëllimisht me fantazinë e tyre e quajnë Vallen Çame si valle vllehe, por vllehët nuk kanë lidhje as me Vallen Çame e as me fustanellën.

Kuptohet që kritika e Aristidh Kolës bëhet në kohën kur çamët kishin rreth 35 vjet që ishin përzënë me genocid nga Çamëria dhe Shqipëria ishte një vend i izoluar në diktaturën e komunizmit, ku televizioni dhe gazetat tona, pothuajse nuk na informonin rreth të vërtetave të shqiptarëve në Greqi e më gjerë. Në këtë studim Aristidh Kola tregohet një studiues profesionit dhe një avokat mbrojtës i Valles Çame e kulturës shqiptare në përgjithësi.

Vallja Çame

Nga Aristidh Kola

Vallja Çame është vallja më përfaqësuese e fisit Arvanit (shqiptarëve të Greqisë, shën. A.Ll.). Është një valle që pasqyron shpirtin shqiptar. Si tregon dhe fjala kjo vjen nga çamët. Nëse analizojmë Vallen Çame do të na japë dhe karakterin e popullit krijues. Guxoj të them që analiza e valleve popullore vështirë të bëhet saktë nga të huajt, por dhe mësimi i saj në raste të tilla do të ishte i gabuar.

Scroll to Top