EMRI/ Kolegët e fasonerisë e bullizuan në Tik Tok, nëna e tre fëmijëve në Durrës i jep fund jetës duke pirë fotoksinë
Pas bullizimit në Tik Tok, gruaja i jep fund jetës duke pirë fotoksinë. Burime nga policia e Durrësit thanë për ABC News se 41-vjeçarja kishte denoncuar rreth një vit më parë në polici se persona të paidentifikuar i kishin hapur adrese falso me identitetin e saj dhe e përdornin për ta bullizuar.
Sipas policisë, ajo ishte shumë e shqetësuar për këtë situatë në të cilën ndodhej. Policia ka nisur hetimet. Mësohet se në daten 2 janar, Bedrie Loka nënë e tre fëmijëve i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.
41-vjecarja nga Vadardha Sukth ishte punonjëse në një kompani fasonerie në zonën e Fllakës. Dyshohet se kanë qenë koleget e saja që kanë hapur adresën në rrjetet sociale për ta denigruar. Ndaj policia po merr ne pyetje të gjithë personelin me qëllim për të zbuluar personin apo personat që kanë hapur adresën falso.
Ndërkohë, policia bën me dije se materialet ne lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim vetëvrasjeje” do t’i kalojnë Prokurorisë për hetime të metejshme./abcnews.al