Sondazhi i “Open democracy”: A ishte më mirë në komunizëm? Ja si përgjigjen shqiptarët
44% e shqiptarëve të anketuar në një sondazh të “Open democracy” mendojnë se jeta e tyre ishte më e mirë gjatë periudhës së komunizimit. Sondazhi që u zhvillua në tetor të këtij viti në të gjithë vendet e Europës Lindore duket se ka zbuluar se të gjithë vendet kanë nostalgji për të shkuarën komuniste, megjithatë rekordin e mban Hungaria me 92% të qytetarëve. Por rezultatet nuk janë aq të mira edhe në Shqipëri, ku 44% e qytetarëve, janë shprehur nostalgjikë për të shkuarën e tyre nën regjimin e diktatorit Enver Hoxha. Po ashtu, nga harta vihet re edhe një detaj tjetër.
Në pjesën e skicuar Kosova nuk ekziston më vete, por si pjesë e Serbisë, edhe pse janë shënuar 13 vite që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Megjithatë ky është një nga problemet, pasi 81% e qytetarëve të vendit pretendojnë gjithashtu se ishin më mirë nën regjimin e Slobodan Millosheviçit.
Ndërkohë që pas Hungarisë, vendin e dytë me më shumë “nostaligjikë” të komunizimit duket se e zë Bullgaria, e cila ka 88% e të anketuarve pro rikthimit të kohëve të shkuara, ndërsa Moldavia e ndjek e treta me 83%. Shifra këto të frikshme duke marrë parasysh se të anketuarit janë të gjithë qytetarë që kanë jetuar nën regjim, duke vuajtur çdo ditë të tyre. Ndërsa vendi që duket se ka zënë mësimet nga e shkuara e errët është Sllovenia, qytetarët e të cilës kanë vendosur më shumicë se nuk duan të kthehen në të shkuarën e tyre, megjithatë 41% kanë qenë pro.
LISTA E PLOTË DHE SONDAZHET:
- Rusia 60%
- Vendet baltike S’ka të dhëna
- Ukraina 75%
- Lituania 65%
- Polonia 47%
- Republika Çeke 55%
- Sllovakia 66%
- Moldavia 83%
- Rumania 45%
- Hungari 92%
- Slovenia 41%
- Kroacia 55%
- Bosnia 77%
- Serbia dhe Kosova 81%
- Bullgaria 88%
- Maqedonia e Veriut 65%
- Shqipëria 44%
Mesa duket një përqindje e frikshme e personave që e kanë jetuar, vuajtur dhe rrëzuar regjimin diktatorial në vendet respektive, janë përgjigjur me “po” pyetjes “ishte jeta më e mirë nën regjimin komunist”, por nuk dihen arsyet se përse kanë bërë këtë zgjedhje. Për cilën kohë të komunizimit kanë nostalgji? Cili aspekt i jetës u duket më mirë atëherë se tani? Me përqindje të tilla, në disa shtete dhe të frikshme, është demokracia e Europës Lindore në rrezik?/dosja