Shkon larg Spahiu: Figura e Xhafer Devës më e rëndësishme se e Adem Jasharit

Në debat televiziv, publicisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se figura e Xhafer Devës, është më e rëndësishme për Kosovën se sa Adem Jashari, shkruan Gazeta Metro.

Spahiu gjatë debatit mbrëmë, ka thënë se figura e Devës është po aq e rëndësishme sa e komandantit legjendar Adem Jashari, madje më shumë se e tij.

“Figura e Xhafer Devës për Kosovën është po aq e rëndësishme për Kosovën sa e Adem Jasharit madje më shumë se e Adem Jasharit”, ka thënë Spahiu.

Kush ishte Xhafer Deva?

Xhafer Deva ishte politikan shqiptar në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, 1939-1945. Ai u lind në Mitrovicë në vitin 1904 dhe një pjesë të shkollimit e kreu në Greqi, Turqi dhe Austri. Sipas historianëve, ai ishte i njohur për veprimtarinë e tij nacionaliste dhe ishte antikomunist.

Deva udhëhoqi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, kur, sipas studiueseve, drejtoi rezistencën kundër futjes në Kosovë të trupave partizane jugosllave. Në vitin 1944, Deva u emërua ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Shqipërisë, e cila u formua me mbështetje të Gjermanisë naziste. /gazetametro.net

Scroll to Top