Mbretëria ilire (1816 – 1849) Krahinat ose Provincat ilire të kësaj periudhe

Mbretëria e Ilirisë 

Mbretëria e Ilirisë ishte një njësi administrative e Perandorisë Austriake që ka ekzistuar nga viti 1816 deri në vitin 1849. Ajo përfshinte provincat ilire napoleonike, pjesën perëndimore dhe qendrore të Sllovenisë së sotme, Kroacinë veriperëndimore dhe Italinë verilindore (Provinca e Triestes dhe Provinca e Goricias).[1] Mbretëria ilire ishte themeluar nga Austria në Luftën e Koalicionit të Gjashtë dhe ishte restauruar sipas Aktit Final të Kongresit të Vjenës. Qendra e saj administrative ishte Ljubljana (zyrtarisht gjermanisht: Laibach). Pas Revolucioneve të vitit 1848, mbretëria u shpërbë.

Krahinat ilire – provincat ilire napoleonike

Krahinat ilire ose Provincat ilire (kroatisht: Ilirske pokrajine, frëngjisht: Les Provinces Illyriennes) është nocion gjeografik për tokat kroate dhe sllovene nën sundimin francez në kohën e Napoleon Bonapartes, në periudhën mes viteve 1809 – 1814. Krahinat janë quajtur sipas emrit të popullsisë antike vendase ilire.

Nocioni i vjetër kroat për këto krahina është Slovinske drzhave. Francezët i themeluan këto krahina (provinca) më 14 tetor 1809 nga bashkimi i pjesës perëndimore të Korushkës, mandej nga krahinat e Kranjit dhe ato kroate në jugperëndim të lumit Sava, pastaj nga hapësirat përreth qyteteve të Goricës, Trieshtës dhe Rijekës, Gadishulli i Istrës, Dalmacisë dhe deri në Gjirin e Kotorrit.

Krahinat ilire ishin të ndara në gjashtë njësi administrative:

  • Korushka (selia Lienz),
  • Istra (selia Trieste),
  • Kranjska (selia Ljubljana),
  • Kroacia Civile (selia Karlovac),
  • Kroacia Ushtarake (selia Senj),
  • Dubrovniku (selia Dubrovnik), dhe
  • Dalmacia (selia Zadar)

———————

Përgatiti Elis Buba / usalvision

Referime

    • Haas, Arthur G. (1963). Metternich, Reorganization and Nationality, 1813-1818: A Story of Foresight and Frustration in the Rebuilding of the Austrian Empire (në anglisht). Wiesbaden: Franz Steiner Verlag.
    • Vidic, Marko, red. (2000). “Ilirsko kraljestvo” [Kingdom of Illyria]. Ilustrirana zgodovina Slovencev [The Illustrated History of the Slovenes] (në sllovenisht). Mladinska knjiga. fq. 213. ISBN 86-11-15664-1.
    • A.J.P. Taylor (2003). A Habsburg Monarchia 1809–1918 (The Habsburg Monarchy, fordította: Nagy György) (në hungarisht). Budapest: Scolar.
    • Anonymous, red. (2012). Das Königreich Illyrien (në gjermanisht). Nabu Press. ISBN 1279010185. Marrë më 2017-02-01. ISBN 9781279010181
    • Francis Lieber, Edward Wigglesworth, Thomas Gamaliel Bradford (1831). Encyclopædia americana (në anglisht). Carey, Lea & Carey, 1831. fq. 540.
    • James, Brown. Little Charles C. (1849): The American Almanac and Repository of Useful Knowledge for the Year 1850. Boston
    • Knight, Charles (1867): The english encyclopedia: Geography, Volume III. London
    • Hermann, Meynert (1953): Handbuch der geographie und Staatskunde von Oesterreich
    • Bundy, Frank J. (1988). The Administration of the Illyrian Provinces of the French Empire, 1809–1813 (në anglisht). Taylor & Francis. ISBN 0-8240-8032-7.
    • Bradshaw, Mary Eloise. (1928). The Napoleonic Influence on the Illyrian Provinces. University of Wisconsin–Madison Press. OCLC: 54803367.
    • Bradshaw, Mary Eloise. (1932) The Illyrian Provinces. University of Wisconsin–Madison Press. OCLC: 49491990 .
    • Alain Jejcic; Peter Vodopivec; Josip Vrandečić (2018). SPM (red.). Napoléon dans l’Adriatique : dictionnaire biographique des Provinces illyriennes (në frëngjisht). Vëll. 98. Paris: Kronos. ISBN 9782917232590OCLC 1055827406.
    • F. Šanjek, red. (2010). Hrvati i Ilirske pokrajine (1809.–1813.) : Zbornik radova s Međunarodnoga znanstvenog skupa Hrvatske Akademije Znanosti i Umjetnosti prigodom dvjestote obljetnice proglašenja Ilirskih pokrajina (në kroatisht). Zagreb.
    • Melitta Pivec Stele (1930). La vie économique des Provinces illyriennes(1809-1813): suivi d’une bibliographie critique (në frëngjisht). Paris.
    • George J. Prpić (1964). French Rule in Croatia: 1806–1813Balkan Studies (në frëngjisht). fq. 221–276.
    • Reinhard A. Stauber (2012). The Illyrian ProvincesThe Napoleonic Empire and the New European Political Culture (War, Culture and Society, 1750–1850) (në anglisht). Houndmills. fq. 241–253.
    • Rok Stergar (2017). Nationswerdungsprozesse und neue Grenzen: Der Zusammenbruch der französischen Herrschaft in den Illyrischen Provinzen und ihre (Re-)Integration in das Kaisertum ÖsterreichAm Rande der großen Politik: Italien und der Alpenraum beim Wiener Kongress (në gjermanisht). Innsbruck. fq. 97–122.
    • Janez Šumrada (1999). Državnopravni status Ilirskih provinc s kratkim pregledom upravne ureditveVilfanov zbornik: pravo, zgodovina, narod = Recht, Geschichte, Nation (në sllovenisht). Ljubljana.
    • Ferdo Šišić, Hrvatska povijestAustrijska i francuska dalmacija i Ilirija (1797.-1815.), Zagreb, 1913.
Krahinat ilire ose Provincat ilire
Harta e Gadishullit Apenin me provincat ilire në bregdetin Adriatik
Emblema heraldike, Stema e Mbretërisë ilire (1816 – 1849)
Mbreteria Ilire brenda Perandorise Austriake
Scroll to Top