Këto janë shqiptarët e Moldavisë, apo siç i thërrasin ata ‘Moldavian Arnăuții’?
Sipas asaj që shkruan në librin ” ARNĂUŢII ÎN ŢĂRILE ROMÂNE (SECOLELE XVIII-XIX) ” Arnautët ishin një trup lefegii (mercenarësh), me origjinë shqiptare, të pranishme në ushtritë e dy vendeve ekstrakarpate rumune që në shekullin e 17-të, pasi Mikael Viteazul lejoi vendosjen e 15.000 shqiptarëve në veri të Danubit.
Numri dhe roli i tyre në forcat e përgjithshme ushtarake të dy vendeve ndryshonte, në varësi të opsioneve të pushtetarëve, burimeve që kishin në dispozicion, synimeve të propozuara etj. Për shekullin e 17-të, llogaritet se arnautët do të përfaqësoheshin nga disa qindra njerëz.
Për më tepër, burimet përmendin se Petru Şchiopul, zoti i Moldavisë (1574–1577, 1578–1579, 1583–1591) kishte një roje prej 400 trabantësh dhe 500 shqiptarësh. (Universiteti Prof. Dr. Petre OTU) Janë të njohura vallet ose lojërat „Jocul arnăuţilor“, të cilat organizohen si pjesë e zakonit të Vitit të Ri në zonën përreth Neamț në Moldavinë qendrore-perëndimore si vazhdimësi e traditës së këtyre njerëzve.
Edhe pse këto valle në kohë janë stilizuar dhe ndryshuar ,sipas prof.Giurchescu tipari dallues në vallëzimet Arnăuți asht goditja e shpatave në betejë të stilizuar.Por ,nuk shenjë absolute dalluese tipike arvanite/shqiptare asht veshja e tyre me theks fustanellën tipike arbënore.
Siç mund ta shihni edhe në fotot e postuara krahas këtij shkrimi! Për të gjitha aspektet e origjinës së këtyre shqiptarëve në vendet Rumuno-folëse duhet të merren historianë e akademikë shqiptarë e jo të flejnë gjumë në kolltuqet e tyre ,sepse unë mendoj se kjo histori nuk mbaron e as fillon si prurje e pretenduar osmane në këto vende!
Kjo shtrirje shqiptare në këto vende e Ukrainë ,unë menoj se ka bazë që nga civilizimi i hershëm Ilir ,për të vazhduar si vazhdimësi , Dako-thrake e deri në ditët e sotme! Xhelil Arifi
Ca foto janë marrë nga : Historia Renascita
PS:Autori nuk pretendon anën shkencore. Këto shkrime ma tepër janë të karakterit publicicstiko-sensibilizues.