Edi Rama vjen ashtu si nuk e kemi parë, zbulon marrëdhënien me vjehrrën
Një tjetër suprizë në këtë të dielë ku ekranet televizive kanë vendosur që të transmetojne risi, ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka ardhur ashtu si nuk e kemi parë ndonjëherë.
Në lojën “Të panjohurit”, kryeministri Rama u vendos para personazheve të njohur, Eli Farës, Mc Kreshës, Marçela Latit, Luiza Gegës, Almeda Abazit, Kledi Kadiut, Eni Çobanit dhe Reis Çiços.
Pas prezantimit të tij me personazhet dhe formulën e kuicit, kryeministri njihet edhe me të afërmen e panjohur që ka lidhje me njërin prej tyre. Por nga ky moment zbulohet edhe një detaj shumë interesant rreth marrëdhënies së kryeministrit me vjehrrën e tij.
Ardit Gjebrea: Është një femër që ka lidhje të gradës së parë me një nga të panjohurit tanë.
Edi Rama: Gradës së parë domethënë…
Ardit Gjebrea: Të gradës së parë domethënë ose është vajza, ose është motra ose është nëna, por nga mosha nuk na u duk.
Edi Rama: Jo kunata dhe vjehrra.
Ardit Gjebrea: Jo, kunata dhe vjehrra jo. Vjehrra është e gradës së parë, kështu i bie sot? Vjehrra quhet e gradës së parë?
Edi Rama: Patjetër.
Ardit Gjebrea: Okej. Ti e ke, jo? E ke vjehrrën?
Edi Rama: Sigurisht.
Ardit Gjebrea: E quan të gradës së parë?
Edi Rama: Patjetër!