Xhamia e Plumbit e zhytur në ujë, ka 250 vite që noton çdo dimër kur ka reshje shiu
Pamjet që shihni më poshtë janë nga Shkodra, ku shihet xhamia e Plumbit krejtësisht e zhytyr në ujë.
Kohët e fundit pjesa më e madhe e Shkodrës ka qenë nën pushtetin e ujit pas reshjeve të shumta të shiut. Uji është tërhequr ndërsa themelet e xhamisë janë nën ujë, pasi toka ku është ndërtuar është kthyer në një “gropë” që mbledh ujë.
Kjo xhami është ndërtuar rreth 250 vite më parë dhe është cilësuar si Monument Kulture i kategorisë së parë teksa banorët vendas shprehen se thuajse çdo dimër ndodh një gjë e tillë. Pamjet janë të sotmet dhe janë publikuar në rrjete sociale.
Ndërkohë, një nga marrëveshjet e firmosura mes ministrave të Kulturës, Shqipëri-Turqi ishte dhe restaurimi i kësaj xhamie, e cila do të bëhet nga shteti turk.