Zelesnky nderon Ramën me Urdhrin e Princit “Jaroslav i Urti”

Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nderuar kryeministrin Edi Rama me Urdhrin e Princit “Jaroslav i Urti”.

Rama ka marrë vlerësimin e klasit më të lartë, njëjtë si Princi i Kurorës së Arabisë Saudite dhe kryeministri spanjoll.

Kryeministri i vendit, është vlerësuar për kontributin e rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës.

DEKRETI I PRESIDENTIT TË UKRAINËS Nr. 860/2023

“Rreth dhënies së çmimeve shtetërore të Ukrainës

Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë, unë dekretoj:

Të jepet Urdhri i Princit Jaroslav i Urti, shkalla e parë

RAMA Edi – Kryeministër i Republikës së Shqipërisë”, thuhet në dekret.

Scroll to Top