Vlerat e valles devolliçe, shpallet kryevlera kombëtare e trashëgimisë kulturore

Vallja aq shumë e njohur devolliçe është shpallur “Kryevlera kombëtare e trashëgimisë kulturore jomateriale” nga ministria e kulturës.

Guri Seferi, kryetar i shoqatës atdhetare “Devolli” është shprehur se pas shumë përpjekjeve disavjeçare vallja e njohur e kësaj krahine tanimë ka marrë një status tjetër.

“U bë e mundur që ministria e kulturës nëpërmjet drejtorisë të trashëgimisë kulturore kjo punë këmbëngulëse prej dy vitesh të bëhet realitet, duke bërë vallen devolliçe kryevlere të trashëgimisë kulturore. Vallja devolliçe sot ka identitetin e saj, mbrohet nga ministria e kulturës dhe është vlerë e shtuar e mbarë kombit shqiptar”-Guri Seferi, kryetar i shoqatës atdhetare “Devolli”

Seferi shprehet se kjo nuk është hapi përfundimtar, pasi ata shpresojnë se kjo valle do të mbrohet edhe nga UNESCO.

“Është një dokument që është mbledhur nga e gjithë zona, ka shumë disqe të gramaofinit të viteve dhe kjo dosje sot nëpërmjet ministrisë së kulturës kalon në UNESCO. Ne presim që së shpejti të jetë pjesë e UNESCO. Në vitin 1956 luajtur nga devollinjtë mori çmimi e dytë në Europe”-shtoi Seferi.

Agron Kordalli është koreograf i ansamblit “Devolli” i cili vazhdon të ruajë vlerat e valleve të krahinës të cilët më parë janë interpretuar më parë në shumë skena, deri në Moskë, nga babai i tij.

“Më ka thënë këto fjalë. Ndihem krenar për pjesën që kemi dhënë ne devollinjtë që arritëm këtë ditë të bukur. Do i besh gjithë pjesëmarrësve që të shpërndahet festa në çdo shpirt të Devollit. Kam filluar kërcej në moshën 3 vjeç, në çdo skenë, me vallen devolliçe ashtu siç kanë kercyer të parët tanë, siç na i ka mësuar babai ynë dhe tua lëmë dhe brezave të tjerë”-theksoi Agron Kordalli, koreograf i ansamblit “Devolli”.

Vallja Devolliçe është valle epike burrash, e krijuar rreth shekullit të 18 e cila me pas gjatë viteve është shoqëruar me instrumente të ndryshëm burimorë.

Scroll to Top