Kjo është kënga e parë shqipe e regjistruar (Video)
Në ditët e sotme, një këngë që nuk është e regjistruar dhe e cila vetëm kalon nga goja e një këngëtari tek e një këngëtari tjetër, konsiderohet si pothuajse inekzistente. Por kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu.
Para shpikjeve teknologjike që mundësuan regjistrimin e zërit, bartja e një kënge nga një këngëtar apo kor te tjetri, ishte e vetmja mënyrë për t’iu garantuar këngëve jetëgjatësinë.
Për fat të mirë, kultura dhe historia shqiptare, nuk është aspak e vonuar në këtë aspekt. Regjistrimet e para të këngëve shqipe janë bërë që në vitet e ’20-ta të shekullit njëzet. Në një edicion të emisionit Cosmo të KTV-së, mund të dëgjoni një këngë (minuta: 14:13) që supozohet të jetë në mos e para fare, një ndër këngët e para të regjistruara shqipe.
Ajo këndohet nga një këngëtare me emrin Hafize dhe nga një kor i prirë nga një këngëtar me emrin Selim. Po ashtu, në këtë emision mund të shihni disa nga fotografitë e para që janë shkrepur në Shqipëri, si dhe regjistrimet e para të zërit shqip.