“Një grua e rrallë”, Reshat Arbana humbet bashkëshorten/ Mesazhet prekëse
Reshat Arbana, një nga ikonat e kinematografisë shqiptare, ka humbur sot njeriun e dashur, ndoshta gjysmën e tij më të mirë, bashkëshorten, Afërditën.
Lajmi i trishtë fillimisht u njoftua nga Shkëlqim Hajdari, mik prej më shumë se 3 dekadash i familjes.
“Është ndarë nga kjo shtëpi “Lisi”, dera, tavolina, pasqyra, dritarja, çatia, kasaforta, mirësia e Reshat Arbanës që është bashkëshortja e tij Drita dhe zemra e familjes dhe e te gjithë neve, miqve të kësaj shtepie. Teta Drita është ndarë sot nga kjo botë pas një sëmundje të rëndë. Deri sa ish pa rënduar gjendja e saj shëndetësore, jemi takuar, kemi ndejtur, folur e qeshur pa i rënë në sy. Por, në ditët e fundit, nuk gjenim forcën ta takonim as unë, as Mira e as fëmijët e mij, sepse e kemi dashur shumë fort Dritën”, shkruan Hajdari në faqen e tij në rrjetin social.