Smajl Huka- Në Sanxhak, kurrë nuk ka pasur boshnjak, ata ishin shqiptarë!
Shkruan: Fahri Xharra.
Armiqtë janë të elektrizuar nga ëndrra se me veprimet antishqiptare do të arrijnë shkombëtarizimin e tyre dhe një ditë, do të ushtrojnë një kontroll të plotë mbi ta. Kodoshët shqipfolës, në bashkëpunim me armikun e jashtëm, duan ta shtrydhin Atdheun tonë. Misioni i tyre është të vazhdojnë të na bezdisin me llomotitje të çoroditura dhe në thelb të pakuptim. Lehjet e tyre janë një përzierje e shushatur vetëmburrjeje primitive, përgojimesh të gjithçka-je shqiptare dhe profeci të flakta të predikuesve injorantë përçarës antikombëtar. (Aurel Dasareti)
Smajl Huka- Hukiç Me siguri ju kujtohet kur myftiu i Novi Pazarit, Zukorliq pati thënë që nuk janë as turq e as serb. Kjo deklaratë ishte shumë e guximshme për ne, dhe ia filluam të krenohemi që një myfti nuk po e pranon origjinën e imponuar.
Si çdo gjë që vjen nga andej e ka një vegëz të madhe që të lë pa mend, por që duhet të keni kujdes shumë nëse do të kapesh për te. Nuk ka ilir nëse nuk flet shqip, dhe nuk ka shqiptar që e mohon plisin – pata shkruar.
Por… Këto ditë e lexova një shkrim në portalin me zë (http://www.gusinje-plav.com/) që nëse ke plis nuk do të thotë që je shqiptar, ndërsa për filmin që e përmenda thotë që është pjellë e propagandës shqiptare … (Ne dopustivo je kada neko svjesno ispreskace jedan niz historiskih cinjenica, kao sto g. Metjahic to cini kada je govori o Bosnjacima Plava, Gusinja i Sandzaka, a pritom se koristiti propagndistickim materijalom nekih pronacionalista i etno-homogenih bolesnih umova. U dokazivanju nacionalnog identiteta i nacionalne pripadnosti, mnogi Albanci koriste taj propagandisticki snimak u svrhu da prikazu Bosnjake, nacionalno kao “Albance”. Ovime g. Metjahic dovodi u pitanje svoj kredibilitet i reputaciju koju uziva vjerujem kod mnogih Bosnjaka koji drze do argumentiranih povjesnih fakata po pitanju povjesnih i nacionalnih (www.Gusinje-Plav.com) )…… dhe se gjoja se të gjithë thirren në vërtetësin e çulahit (si shkruan aty)- plisit.
A është plisi shenjë që të jesh shqiptarë? Jo thotë autori, se plisi është kapuç grek. Lajmi më i ri: Zukorliq: Nikolla Teslla ka vdekur si “musliman!” Shkencëtari Nikolla Teslla në fund të jetës së vet kishte kaluar në islam. Kështu ka thënë në Rozhajë muftiu i Sanxhakut Muamer Zukorliq, shkruan novosti nga rs, transmeton koha.net.
Mendoni dhe analizoni vet! Derisa shtypi “boshnjak” vazhdon: “Në atë kohë, kohën e Bronzit, banorët e parë të këtyre anëve ishin Dardanët. Ky fis Ilir ka jetuar në Maqedoni, Serbi, Kosovë dhe në Sanxhak në Peshter”. Por, Zukorliqi e përfundon me sherr!: “Ky është një shembull që tregon se Boshnjakët i kanë rrënjët tek Ilirët, të cilën e vërteton edhe zbulimi i fundit”!!
Pra, duan t`ia veshin vetit një prejardhje, që të dallohen nga sllavët tjerë. Pra, nuk pritet asgjë nga zukorliqat. “Novi Pazari është një qytet me një trashëgimi të shtrenjtë kulturore, qytet i shumë shtresave, ku nga çdo shtresim i gjejmë gjurmët e së kaluarës së posaçme. Novi Pazari është kryeqendra e Sanxhakut, një rajon që shtrihet prej kufirit të Bosnjes e gjer në Kosovë, me një sipërfaqe prej 8403 km katror. Gjashtë komuna të Sanxhakut tani i takojnë Serbisë (Novi Pazari, Sjenica, Tutini, Prijepolja, Nova Varoshi, dhe Priboji), dhe pesë të tjera që i takojnë Malit të Zi (Plevla, Belo Polja, Berani, Rozhaja dhe Plava). Është e njohur historikisht që banorët e parë të kësaj ane ishin Ilirët e pastaj trashëgimtartë e tyre Shqiptarët, të cilët u valvuan gjatë historisë me pushtimet romake, sllave dhe turke. “Në tetorin e vitit 1912, pas rënies së turkut, Sanxhaku u pushtua përfundimisht nga Mali i Zi dhe Serbia. Që nga ai sulm shkatërrues e deri më 1970, bëri që mbi një milion shqiptar dhe “boshnjak” e populluan Turqinë.
Mund të mirrej me mend se shfaqja e përzierjes asimiluese që manifestohej aty ku me dhunë ndërpriteshin lidhjet me vetveten që doemos do të pasonte me rikëndjelljen e brezave tjera të cilët do të ishin shumë të përshtatshëm për ndërtimin e “njeriu të ri” të pastruar nga kujtesa dhe të gjitha ngarkesat tjera të cilat mund të paraqitnin pengesa drejt ardhmërisë “…. që të bëhen “boshnjakët”. Aty ku deshëm të dalim, që një parti politike shqiptare në Sanxhakun e Novi Pazarit është domosdoshmëri. Është imperativë! Nismëtari i kësaj ideje, që meriton përkrahje gjithëshqiptare është SMAJL HUKA-HUKIÇ. Ai thotë: “Prejardhja e ime është shqiptare kjo dihet, e pse mos të jem unë shqiptar? Për shqiptarët, në këto anë shumë pak dihet ashtu që edhe emri shqiptar është zhdukur thuaja krejt; sepse të gjithë shqiptarët kanë qenë të detyruar të deklarohen dhe të shkrihen si ‘boshnjak’. Kjo më shtyri që të vendosi që të ngris zërin dhe që haptas të them që ne nuk jemi boshnjak, por jemi shqiptar, shqiptarë të shekujve dhe mileniumeve ku edhe sot jemi. Formimi i një partie shqiptare do t`i tregonte botës që këtu ka shqiptar dhe kështu të bashkuar t`i kthehemi rrënjëve tona, të hapim shkolla shqipe, të rizhvillojmë gjuhën dhe kulturën tonë shqiptare. Unë do e bëj.” I pyetur nga Lirim Gashi, që gati të gjithë banorët e Sanxhakut e kanë prejardhjen shqiptare, por për arsyena historike që dihen ata janë asimiluar, si e mendoni përkrahjen e bashkatdhetarëve tuaj në këtë nismë historike?
Nismëtari Smajl Huka-Hukiç i përgjigjet: “Asimilimi është kryer edhe në pajtim me udhëheqësit tonë, shembulli më i freskët është viti 1980 kur i tërë fshati im Ugla u regjistrua shqiptar, por më vonë Sulejmen Uglanini, bashkëfshatar i imi (sot politikan i lartë në Serbi, vër. ime F.XH) na “bindi” që nuk ka arsye të jemi shqiptar, dhe ngjarjet e 1981 e përshpejtuan “asimilimin” tonë në boshnjak. Përndryshe bashkëkombasit e mi nga Peshteri më shkruajnë dhe më përkrahin në nismën time. Ringjallja e vetëdijes shqiptare do të ndodhë! Ne e presim përkrahjen gjithëshqiptare të Sanxhakut, (“Da, očekujem podršku i to veliku jer mi smo jedan te isti narod, Moje poreklo je iz Martinaj od familije Hasandzekaj iz Plava i Gusinje. Mi albanci iz Sandžaka smo prepušteni sami sebi i naša sudbina je teška jer mi smo izolovani i ako nam vi ne pomognete verujte mi za par godina mi nećemo postojati kao nacija, to jest nestat ćemo.”)
“Në Sanxhak, kurrë nuk ka pasur boshnjak, ata ishin shqiptar të besimit musliman. Ne shqiptarët e humbëm identitetin tonë atehërë kur Vasa Çubriloviqi me 1938 e solli vendimin që të gjithë mbiemrat shqiptar duhet të përfundojnë me -iq apo -viq, dhe kjo iu shërbeu serbëve për të mbrojtur mashtrimin e tyre se këndej pari nuk kishte e as nuk ka shqiptar. (Bošnjaka nije nikad bilo u Sandžaku to su albanski muslimani. Nacija bošnjak nastala 1992 godine jer je to bošnjacima iz Bosne odgovaralo. Mi albanci izgubili smo svoje nacionalno poreklo kad je Vaso Cubrilović 1938 godine doneo odluku da se sva albanska prezimena završavaju sa ić ili vić i to je srbima poslužilo kasnije kao dokaz da kažu da mi nismo albanci. Imali smo mi prezimena kao Malja pa Huka i druga prezimena. Recimo prezime Bibic je pre bilo Celja pa Pljaka Danas Pljakić i tako znači smišljena asimilacija bez prava na školovanje na maternjem jeziku bez ikakvih kontakta sa matičnom drzavom a bogami i uz veliku strah od srpskih vlasti. U tom smislu lakše smo živjeli kao bošnjaci ali cena koju smo platili je asimilacija.” – thotë Smajl Huka – Hukiqi. Pra, një parti shqiptare në Sanxhak është domosdoshmëri për të ruajtur rrënjën e vjetër shqiptare në këto anë.
Referencat: -Sanxhaku shqiptar?
Fahri Xharra – INTERVISTA IME ME SMAJL HUKEN-HUKIC NE ORIGJINAL, Lirim Gashi – Selam nga Plava e Gucija: Nuk jemi shqiptar edhe pse kishim plis! Fahri Xharra