Vallja devollite shpallet “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”
Vallja devollite shpallet “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.
Lajmin e bëri të ditur, ministrja e Kulturës, Elva Margariti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se pas shqyrtimit të propozimit të Shoqatës atdhetare kulturore “Devolli” dhe Bashkisë së Devollit, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale vendosi që kjo valle burrash të hyjë listën e kryevlerave kombëtare.
“Vallja devollite shpallet “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”!
Pas shqyrtimit të propozimit të Shoqatës atdhetare kulturore “Devolli” dhe Bashkisë së Devollit, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale vendosi që kjo valle burrash që interpretohet në zonën e Devollit dhe Korçës, që ngre peshë zemrat e shqiptarëve sa herë që kulmon nëpër festa e gëzime, të hyjë listën e kryevlerave kombëtare!”, ka shkruar Margariti krahas disa fotove, ku shfaqen disa burra duke kërcyer vallen devollite./abcnews.al