Basha e paralajmëroi Berishën për atë që po i ndodh! Ja biseda që e nxjerr Berishën zbuluar
Gjatë periudhës së Foltores së parë, asaj kundër Bashës në dukje, por që në të vërtetë ishte kundër SHBA-ve, veç shumë e shumë mashtrimeve dhe gënjeshtrave, Berisha në një moment sinqeriteti ka treguar një bisedë mes tij dhe Lulzim Bashës.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka treguar se Basha i ka thënë, se e kanë njoftuar amerikanët, në bazë të informacioneve të tyre, nëse nuk e largon Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së për të dhe për familjen e tij do të ketë pasoja.
Madje, sipas Berishës, pasoja nuk do të ketë vetëm ai dhe fëmijët, por edhe Shqipëria dhe Partia Demokratike.
Ndërkohë që Basha i ka thënë këtë gjë, sipas asaj që vetë Berisha ka përmendur, ky i është përgjigjur se të gjitha këto le të bëhen.
Është e qartë se Berisha e ka treguar këtë në një moment ku ai ka dashur t’u tregojë mbështetësve të tij luanin e trimërisë që fshihte brenda vetes, mirëpo, në thelb, një gjë e tillë tregon karakterin e vërtetë dhe egoizmin e sëmurë të Berishës, i cili, në dallin, nga tradita e shqiptarit, nuk ia ndien për fëmijët e vet; në dallim nga tradita e shtetarit, nuk do t’ia dijë për vendin e vet (Shqipërinë), dhe, në dallin, nga çdo politikan i arsyeshëm, nuk do t’ia dijë për organizatën e vet (PD-në).
Kur Berisha e ka përmendur këtë gjë, edhe vetë nuk e ka besuar se SPAK-u e kishte seriozisht këtë punën ndaj tij, sepse, tani që e kuptoi, i është fshehur dhe sërish nuk ka zgjedhur të përballet, veçse tani i ka rënë edhe trimëria edhe euforia.
Në fakt, pavarësisht përpjekjes dyvjeçare të Berishës për të mos i dalë paralajmërimi i Lulzim Bashës, sërish ai u përballë me destinin e tij të përcaktuar që në dizenjinim e tij “Non Grata”.
Ndaj sot Lulzim Basha nuk flet dhe ka zgjedhur të merret me hallet dhe problemet e PD-së, jo ato të Sali Berishës dhe të familjes së tij, sepse Basha, në dallim nga të gjithë ata që i shkojnë nga prapa Berishës, i ka dalë atij borxhit atëherë kur duhej, në momentin dhe kohën e duhur, gjë që mund të kishte rezultuar me përfundim tjetër nga ky i sotmi.
Ja biseda që ka përmendur Berisha gjatë Foltores:
Në një bisedë me të, një herë Lulzim Basha më thotë se:
Më thanë që, po qe se nuk e përjashton Berishën, fëmijët e tij do kenë këto e këto pasoja.
Pastaj…?! i them unë.
Pastaj, në qoftë se nuk e përjashton, Partia Demokratike do ketë këto e këto pasoja.
Pastaj…? – i them unë?!
Dhe Shqipëria do ketë!
Po, – i them unë, që të gjitha këto le të bëhen!