1920, Presidenti Wilson: “As unë, as kombi amerikan nuk do të lejojmë që kombi shqiptar të sakrifikohet për ambicje politike”

Me këtë kartolinë të përpunuar nga patrioti Spiridon Ilo, si shenjë mirënjohje ndaj ndihmës së SHBA në mëkëmbjen e Shtetit shqiptar, duhet përkujtuar 160 vjetori i lindjes dhe 100 vjetori i zgjedhjes si president i 28-të i SHBA, i Thomas Woodrow Wilson, i cili arbitroi fort lumturisht në mbështetje të kërkesave legjitime për mbijetesë të kombit tonë, gjatë debateve të Konferencës së Paqes në Paris.

Kartolina ka dalë në qarkullim më 1920, kur presidenti Wilson i dërgoi krerëve të Konferencës kabllogramin e famshëm: “As unë, as kombi amerikan nuk do të lejojmë që kombi shqiptar që lufton për lirinë e vet prej tash 2000 vjetësh, të sakrifikohet për ambicje politike”.

Scroll to Top