Çani i del në krah Belerit: Vetëm idiotët e të fustruarit antigrekë e shohin këtë si çështje penale
Gazetari Arjan Çani ka folur për “luftën” e Fredi Belerit për liri dhe e ka konsideruar atë një të burgosur politik.
I ftuar në Euronews, ai tha se shteti përdori bandën e vet (policinë) për të arrestuar Fredi Belerin dhe po mbahet brenda pa asnjë fakt konkret.
“Është futur termi i burgosur politik, dhe përkon nga realitetin politik, kjo është në ndihmë të Fredi Belerit dhe në të mirë të atyre që mendojnë se atij i është mohuar një e drejtë themelore. E shoh vetëm pollitikisht këtë çështje.
Vetëm idiotet e dobishem dhe të fustruarit antigrekë për qëllimet e tyre mund të vazhdojnë ta konsiderojnë këtë si një çështje penale. Shteti përdori bandën e vet, pra policinë për të arrestuar Fredi Belerin. Ai po mbahet brenda pa asnjë fakt konkret, pasi nuk ka asnjë provë.
Përtej Belerit, sepse Beleri vuan personalisht, vuan familja e tij, ky është një raport force që Shqipëria po luan me një shtet fqinj, me Greqinë.
Kush do ta fitojë në fund këtë betejë? Kjo mbetet për t’u parë. Jam shumë kurioz ta shoh, bën vaki fiton Tirana zyrtare, fiton kryeministri aktual, bën vaki fitojnë ata. Cilat do të jenë pasojat?” tha gazetari.
Kryebashkiaku i Himarës ndodhet në paraburgim prej datës 12 Maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Pavarësisht se ishte në qeli, ai arriti të fitonte dhe të merrte mandatin nga KQZ.
Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit dhe bashkë me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, akuzohen për blerje votash.
Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra.