FOTO: Këngëtarja e njohur ‘thyen internetin’ me transformimin në look

Nicole Scherzinger dukej krejtësisht e panjohur teksa tregoi transformimin e flokëve të saj nga brune në bjonde.

Ikona e Pussycat Dolls ka publikuar një seri fotosh në Instagram, duke tundur flokët e saj të rinj me të dyja duart. Ajo kompletoi look-un me bluze të bardhë, ku në pjesën e përparme lexoheshin fjalët “tregohu i mirë”, së bashku me një mace në versionin vizatimor. Nicole ekspozoi gjithashtu barkun e sheshtë e të nxirë para kamerës ndërsa ngacmoi fansat me dekoltenë e ngushtë.

Scroll to Top