Ishte e qartë që fuqitë e mëdha që i bën VARRIN qeverisë së Vlorës, mbështeteshin në elementë antikombëtarë si Esat Pasha, të gatshëm për të vënë në ankand pavarsiën e Shqipërisë

Pinjolli antishqiptar Esat Pashë Toptani vuri në ankand pamvarësinë e Shqipërisë , duke parë interesat e tij dhe familjes së tij. Ai kreu aktin më të rëndë të tradhëtisë, duke nënshkruar për faljen e shumë trojeve shqiptare, dhe kapitullimin e revoltave dhe kryengritjeve popullore, kundër të huajve ..!!

Esat Toptani dhe Nikolla Pashiqi

Në këtë letër, Pashiqi shkruan indinjatën e tij për harresën që fuqitë e mëdha i kishin bërë këtij ushtaraku të lartë shqiptar që kishte sakrifikuar më shumë se sa mundej për Fuqitë e Mëdha . Kjo mbështetje ndaj tij nga ana e Nikollës shpjegohet qartë, pasi Esat-i i kishte dhënë një kontribut të paçmuar forcave serbe në luftime. Megjithatë Nikolla Pashiq tregohet Pesimist në lidhje me Esat Pashën. Në delegacionin sllav (11 janar, 1920), Pashiqi shpreh bindur se ai është për mbrojtjen e tij si një detyrim moral që ai ka. Esat Pasha gëzonte privilegjet e qeverisë Franceze prej dy vjetësh. Me gjithë se në pamje të parë ai ngjante si një kartë e djegur, Esati simbolizonte akoma një kërcënim. Ai po i prishte edhe punë Mehmet Konicës, një përfaqësues i denjë ky i interesave shqiptare. Konferenca e Versajës e kishte ndarë mendjen për ta zhdukur Shqipërinë nga harta e botës dhe me sa dukej Toptani nuk shqetësohej shumë për sa kohë ai merrte fetën e tij të tortës. Fundja nuk ishte hera e parë që Esati bënte akte të turpshme në kurriz të popullit shqiptar. “Pleqësia” e tij e famshme bëri çmos që të pengonte qeverinë e re të Ismail Qemalit. Ai ka luajtur rol negativ edhe në kryengritjet e jugut për t’u mbrojtur nga sulmet greke. Në memorandumin e tij të shkruajtur në frëngjisht, Esat Pasha pretendon se ai ishte dënuar me vdekje nga Perëndoria Osmane kur ky i fundit, në Luftën e Parë Botërore përkrahu aleatët perëndimorë. Kjo sipas tij ishte arsyeja për t’u quajtur “Pasha.”

Esat Pashë Toptani.Esat Pashë Toptani.Esati, i biri i Ali be Toptanit, lindi në Tiranë rreth vitit 1863. Vëllai i tij, Gani beu, ishte katër vjet më i madh, ishte dhe i vëllai i Sadije Toptanit. Që në fëmijëri, ai dallohej për karakterin e tij të keq dhe gjaknxehtë; vëllai i tij i madh ishte jo më pak i tillë dhe babai i tyre ishte viktima e parë e karakterit të tyre të keq. Një ditë ata e mbuluan me një rrogoz të lagur me naftë dhe e kërcënuan se do ta digjnin. Në fakt Ali beu nuk ishte në rregull mendërisht. Esati ishte rritur në Tiranë dhe e kish zgjeruar rrethin e ndikimit të tij, gjë që i jepte mundësi të çlirohej nga rivalët (familja Jella) dhe ta shtonte pasurinë me mjete kurdoherë të paligjshme. Pasi gjeti mjetin për t’u vënë me dëshirë në shërbim të Hafiz Pashës, guvernator i Durrësit, ai u caktua kryetar i rrethit të Tiranës, post që i lejonte ta tepronte në veprime pa u dënuar. Rreth vitit 1895, ai u emërua nga Sulltani komandant i xhandarmërisë së Janinës; ky post i kushtoi atij 1500 lira turke, të cilat iu paguan mareshallit Dervish Pasha. Atë që në Tiranë e kishte bërë në mënyrë të paligjshme, filloi ta bënte hapur dhe në mënyrë zyrtare në Janinë. Dervish Pasha ishte në atë kohë i plotfuqishëm në Stamboll. Ganiu ishte favoriti i Sulltanit dhe Esati mund t’i lejonte vetes, pa u ndëshkuar, gjithçka, megjithëse ky post ishte sa fitimprurës aq edhe i rrezikshëm. Ai përuroi në Janinë epokën e përdorimit të bandave të cubave, që zëvendësuan 30 xhandarë me kuaj, të cilët i futi përsëri në punë, pasi mori prej secilit 25 lira turke. Gjatë Luftës Greko-Turke të vitit 1897, ai i grabiti të gjithë bagëtitë, të imta e të trasha, që gjeti dhe pasi mbërriti në Janinë si guvernator i përgjithshëm i Osman Pashës, i dha një hov më të madh punëve të veta, duke shkuar deri atje sa mori rushfete madje edhe prej 20 frangash, duke rrëmbyer paratë e njerëzve të thjeshtë, të cilët i kërcënonte me syrgjynosje, duke futur hundët në çështjet administrative e të drejtësisë dhe duke nxjerrë përfitim nga gjithçka. Eshtë e pamundur të bëhet një listë për të këqijat, vjedhjet dhe grabitjet e tij. Ai gjatë viteve 1914 shërbeu si ministër i Punëve të Brendshme dhe i Luftës, nën Princ Vidin. Emri i Esat Pashë Toptanit përmendet në një letër të Kryeministrit Francez, Aleksandër Mileran (njëkohësisht edhe president i Konferencës së Paqes në Versajë) më 30 janar 1920, drejtuar Fuqive të Mëdha. Në letrën e tij ai flet për dëmet që i ishin shkaktuar Shqipërisë dhe Esat Pashë Toptanit dhe familjes së tij gjatë bombardimeve të Durrsit. Në letër shprehet qartë se sipas Aleksandrit, fakti që Shqipëria qëndroi përkrah vendeve të Antantës ishte meritë kryesore e Esatit, duke i dhënë këtij të fundit edhe një meritë të madhe ushtarake dhe morale. Mesa duket nga letra, Esat Pasha ka ndihmuar sistematikisht ushtritë serbe dhe kjo tregon një besnikëri të tij ndaj Fuqive të Mëdha.

Sidoqoftë nga burimet shqiptare, shikohet se Esat-i nuk gëzonte një reputacion të mirë në vendin e tij. Prof. A. Luarasi shkruan se “…pozita mbisunduese e Esat Pashës vinte ndesh me ndjenjat e shumë patriotëve shqiptarë…” duke vazhduar më tej se “…princi i huaj… do të mund të siguronte qetësinë dhe stabilitetin e brendshëm… duke mënjanuar Esat Toptanin…” Duket qartë se ai kishte shumë armiq; armiqësi e cila do t’i kushtonte shtrenjtë atij.

Kështu Esat Pashë Toptanit do t’i vidheshin shumë pasuri gjatë bombardimit të dyfishtë të Durrësit.

Vrasja e Esat Pashës

Lajmërimi në media mbi vdekjen e Esat Toptanit se do të vritej më 13 qershor, 1920 nga atdhetari i shquar Avni Rustemi. Mbas një gjyqi të gjatë Avni Rustemi do të lirohej duke u shpallur i pafajshëm nga gjykatat e Shtetit Francez. Esat Pashë Toptani shikohet si një figurë tradhtare. Vrasësi i tij Avni Rustemi, do të vritej nga njerëzit e Ahmet Zogut, i cili kishte lidhje fisnore me Esatin. Pashë Toptani nuk bëri asgjë për vendin e tij. Ai shikohet si një tradhtar i çështjes shqiptare dhe bëri vetëm në interes të vet. Madje edhe përkrahja e madhe që ai kishte në Dibër, do të vinte duke rënë. Esat Pash Toptani humbi shumë djem shqiptarë, që ishin nën komandën e tij duke i syrgjynosur ata në beteja të përgjakshme pro-sllave dhe pro-greke.

“Ishte e qartë që fuqitë e mëdha, që i bënë varrin qeverisë së Vlorës, mbështeteshin në elementë antikombëtarë si Esat Pasha, të gatshëm për të vënë në ankand pavarësinë e Shqipërisë.”

Scroll to Top