Nje plak i mencur i thote te birit: Ne jeten tende mos hiq dore nga 3 gjera..
Ha ushqimin më të mirë.
Fli në shtratin më të mirë.
Jeto në shtepitë më të bukura.
Djali ia priti: si mund ti bëj ato që thua, kur ne jemi të varfër?
Plaku i mençur i thotë: kur ti të vonohesh për të ngrën, dhe pasi të jesh uritur shumë, çfarëdo ushqimi qe të hashë, do të të duket i shijshëm.
Nëse do punosh shumë dhe do lodhesh, kudo ku të të zë gjumi, do jetë shtrati më i mirë për ty.
Nëse me njerëzit sillesh mirë, ti do jetosh në zemrat e tyre, dhe nuk ka më mirë se të banosh në zemrat e njerëzve me dashuri.