Glauku apo i njohur edhe si Glaukia (vdekur rreth vitit 295 p.e.s. ishte një mbret ilir nga fisi i taulantëve)

Glauku apo i njohur edhe si Glaukia (vdekur rreth vitit 295 p.e.s. ishte një mbret ilir nga fisi i taulantëve që rimëkëmbi shtetin ilir të themeluar prej Bardhylit dhe i cili kishte marre pjese në fushatat e Aleksandrit.

Sundoi mes viteve 325-302 p.e.s. Deri në vitin 325 ishte prijës i taulantëve. Në vitin 335 kishte ndihmuar Klitin për marrjen e Pelionit. Pas vdekjes së Aleksandrit të Maqedonisë çliroi krahinat në rajonin përreth Liqenit Lihnid, i bashkoi me zotërimet e veta dhe u bë mbret i ilirëve.

Ndoqi një politikë kundër maqedonëve edhe në Epir. Për këtë u afrua me lidhje martesore me mbretin molos Aiakidin dhe kur ky u rrëzua nga pushteti në vitin 317 p.e.s., mori nën mbrojtjte të birin e tij dyvjeçar, Pirron. Nuk pranoi t’ia dorëzonte Pirron mbretit maqedon Kasandrit as kur i premtoi si shpërblim shumën e madhe prej 200 talantesh, as kur ai e kërcënoi me luftë.

Në vitet 314-312 Glauku luftoi me sukses kundër Kasandrit për Apoloninë e Dyrrahun, duke pasur edhe ndihmën e korkyrasve. Tre vjet më vonë hyri në Epir, mposhti kundërshtimin e grupit promaqedon të kryesuar nga ungji i Pirros, Alketi dhe vuri në krye të shtetit molos Pirron 12-vjeçar.

Glauku përmendet si mbret ilir deri në vitin 302 p.e.s. Gjatë sundimit të tij shteti ilir u bë e vetmja forcë e rëndësishme në Ballkan që iu kundërvu Maqedonisë dhe ndikoi në ngjarjet kryesore politike të kohës.

Glauku dhe Pirroja

Në vitin 317 p.e.s. Glauku mundi të ngjitej në pushtet deri në pozitën e mbretit të taulanteve. Ai pastaj u përpoq për një aleancë me Mbretërinë Mollose të Epirit. Prandaj edhe i dha princit molos Pirro azil dhe adoptoi atë në mënyrë që të forcojë këto pretendime kundër partisë promaqedonase në Epir. Pirro u be me vonë mbreti i Epirit

https://sq.wikipedia.org/wiki/Glauku

Aleksander Hasanas

Scroll to Top