9 shenja paralajmëruese që tregojnë se dikush në jetën tuaj është i keq, qëndrojini sa më larg!
Disa shenja paralajmëruese qe tregojne se dikush në jetën tuaj është negativ!
Përgjithësisht besohet se shumica e qenieve njerëzore janë të mira dhe të favorshme. Megjithatë, e vërteta është se, për fat të keq, ka dhe njerez te keqinj. Këta njerëz tregojnë një sërë tiparish që i ngjajnë një përzierje apatie, vetë-promovimi dhe inteligjence. Ata janë gjithmonë në kërkim të dominimit, dhe aq miqësor sa duken në fillim, e vërteta e tyre përfundimisht del në sipërfaqe. Ajo që duhet të dini është se ata janë shokë të kohes të cilët janë më shumë një kërcënim sesa një shpatull për të qarë.
Këtu janë disa shenja se një person i caktuar është i keq, kështu që ju mund të merrni masa për t’i larguar ato nga jeta juaj:
1. Ata pëlqejnë të mohojnë realitetin
Ta themi thjesht, këta njerëz jetojnë në mohim. Ata nuk e shohin realitetin ashtu si ne të tjerët, dhe njohja e së vërtetës është thjesht kundër natyrës së tyre.
2. Ata i shtremberojne faktet
Ata e përdorin këtë mashtrim manipulues për të shtrembëruar të vërtetën në diçka të keqe për të goditur njerëzit rreth tyre.
3. Ata mashtrojnë njerëzit
Duke i shtrembëruar faktet dhe duke ju besuar në të kundërtën e asaj që ndodhi në fakt, ata manipulojnë ata përreth tyre. Nëse situata është tashmë e keqe, ata përpiqen ta bëjnë atë më keq për ju.
4. Ata genjejne shumë
Këta njerëz gënjejnë aq shumë sa që mund të klasifikohen si gënjeshtarë patologjik. Ata e përdorin këtë tipar për të mashtruar ata rreth tyre, e cila është si një lojë për ta. Sa më shumë të gënjejnë, aq më shumë kënaqësi ndiejnë.
5. Ata refuzojnë të heqin përgjegjësinë për veprimet e tyre
Njerëzit e ligë rrallë marrin përgjegjësinë për veprimet e tyre, pasi kjo nuk është pjesë e kodit të tyre moral. Në vend që të jenë individë përgjegjës, ata janë njerëz që gjithmonë fajësojnë të tjerët për gabimet e tyre dhe nuk kërkojnë ndjesë.
6. Ata janë manipulues
Siç është diskutuar më herët, këta njerëz janë zotër të manipulimit. Ju duhet të kuptoni se nuk jeni prioritet për ta, më tepër një pengesë për qëllimin e tyre.
7. Ata janë miq kalimtare
Ata janë prane jush kur gjërat shkojnë mirë dhe kur një situatë shkon keq, ata zhduken.
8.Narcisistët janë njerëz arrogantë, arroganca e të cilave është rezultat i kontrollit që kanë mbi të tjerët. Ata ushqehen me epërsinë e tyre dhe kënaqen duke u bërë të tjerëve të ndihen inferiore dhe të parëndësishem.
/©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/