Bido: Do provoj që Beleri ka marrë pjesë në masakrën e Peshkëpisë

Padi dhe kundërpadi për shpifje, vijon përplasja mes Ardit Bidos, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave dhe kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. I pari që kallëzoi për shpifje ishte Beleri nisur nga deklaratat e bëra publikë nga Bido për të shkuarën e kryebashkiakut. Drejtori i Arkivës sqaroi për mediat se cila është përplasja mes tyre.

“Ai u shmang edhe këtë herë. Nuk u paraqit. Deklaroi vullnetin e tij që të mos jetë pjesë personalisht në gjykim. Zoti Beleri është një poshtërues i Republikës se Shqipërisë dhe simboleve kombëtare të saj e vendosur jo vetëm nga gjykatat e këtij vendi vetëm, por nga gjykata e Strasburgut. Zoti Beleri ka qenë një armëmbajtës paleje dhe shumë shpejtë do të jetë edhe një shpifës pasi ai gjithmonë ka luajtur me këto teknikat për t’ju shmangur drejtësisë, për të mos u përballur kurrë me drejtësinë sa herë e ka pasur mundësinë.”

Në seancën e sotme Fredi Beleri nuk kishte marrë pjesë dhe seanca u shty për një datë tjetër. Bido bën me dije se nga këto padi do të provohet se Beleri ka marrë pjesë në atë që njihet si masakra e Peshkëpisë, në vitin 1994.

“Zoti Beleri ka pretenduar se unë jam një shpifës maniak kur kam folur për masakrën e Peshkëpisë në të cilën un ëdo ta provoj qartazi se ai është akuzuar nga prokuroria e Janinës se ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal siçc ishte “MAVI” dhe është akuzuar për masakrën e Peshkëpisë.”

Fredi Beleri po qëndon në burg që nga data 12 Maj i akuzuar për korrupsion në zgjedhje. Disa ditë më parë Gjykata e Posaçme i rrëzoi edhe kërkesën për leje të posaçme që të betohet përballë antarëve të këshillit bashkiak për të marrë zyrtarisht detyrën. Beleri fitoi në zgjedhjet vendore të 14 Majit me 19 vota më shumë se Jorgo Goro kandidati i PS.

Klan News

Scroll to Top