Tragjedi në Itali: humbin jetën tre të rinj, dy shqiptarë dhe një vajzë italiane.

Gazeta italiane “Leggo.it” ka raportuar në lidhje me vdekjen e një kosovari me emrin A. Hoti. Sipas kësaj gazete, A. Hoti, që ishte 26 vjeçar, vdiq në një aksident në Portogruaro.

Bashkë me A. Hotin, ishin edhe dy pasagjerë të tjerë, të cilët po ashtu humbën jetën nga ky aksident. Pra dy djem shqiptarë dhe një vajzë italiane mbetën të vdekur në aksident.

Sipas këtij mediumi, kjo nuk është tragjedia e parë në familjen Hoti, pasi nga aksidenti kishin vdekur vëllai dhe babai i A. Hotit.

“E njëjta familje Hoti, familja e Altinit, kishte përjetuar tashmë humbjen e një djali, Admiri, 19 vjeç, i cili vdiq majin e kaluar në një aksident rrugor po në Portogruaro. Ai kishte vdekur nga përplasja e makinës që po drejtonte. Babai i tij ishte pranë tij.” – raporton ky medium.

Scroll to Top