Kuvendi i parë i Senicës u mblodh në 25 mars 1770 (ditën e diel) dhe u quajt “kuvendi i Senicës” ose “kuvendi i palcimit/pajtimit”

Kuvendi i parë i Senicës u mblodh në 25 mars 1770 (ditën e diel) dhe u quajt “kuvendi i Senicës” ose “kuvendi i palcimit/pajtimit”, me pjesëmarrje të kapedanëve të të gjitha trevave nga Labëria dhe Çamëria. Kuvendi që udhëhiqte burri i mençur Idriz Sulli (nga soji i Përodajve), kundërshtonte ligjet e egra osmane për nizam, gjykatat, taksa të rënda, që objekti, vendi dhe roli i këtij kuvendi vjen deri në ditët tona në vargje:

“Dëgjuar e parë kini,/
Në Senicë u bë pajtimi,/
Fshatra e kaza u mblodhë,/
pleqësia e anës tonë,/
Të krishterë e muslimanë,/
Ca me mushka e ca me kalë,/
Te përrallet në lëndinë,/
Flet Idrizi me të mirë:/Mbani vesh o kapedanë,/
Të madhe ju bëj rixhanë(lutjen),/
Të mençur e pleq me radhë,/
Të lidhemi besë e fjalë,/
Se të gjithë trimat u vranë,/
Mbetën shkretë këto anë,/
Vritet shoqi me vëllanë,/
Bëhet qejfi hasmit tanë,/
S’jemi turq e mercenarë,/
Jemi thjesht shqipëtarë,/
Jemi një gjak e një farë…”.

Kjo këngë kaloi brez pas brezi, këndohet e ndonjëherë edhe përsoset në vargje, por ruan anonimatin popullor për këtë organizim të pazakonshëm kuvendor.

Pjesëmarrësit e kuvendit të parë nuk kishin sekretari, por kishin rapsodin vigjilent që rregjistroi pjesëmarrësit përmes këngës: Kristo Koka nga Vunoi,/Jani Milo nga Himara,/Spiro Gjika nga Qeparoi,/Miho Gjini nga Piqerrasi,/Qesko Hila nga Lukova,/Hajdin Shehu nga Kalasa,/Stefan Prifti nga Shënvasia,/Kolë Mili dhe Jano Kumiu nga Nivicë Bubari,/ Dajkua i Lëkurësit,/Bedo Hodo nga Borshi,/Demir Dosti agai i Kardhiqit,/Kostë Prifti nga Senica, Toto Rusha Progonati,/Idriz Sulli nga Zhulat Fushëbardha,/Osman Sina nga Tatzati,/Sheh Sejkati nga Filati,/Dalani nga Konispoli,/Kallapodhi i Delvinës,/Zoto Mahmuti Smokthina,/Igumeni i Katerinës nga Çamëria,/Allajbeu i Navarricës, si dhe mjaft të tjerë, që kënga si përmend emrat e tyre, por që është e njohur që ishin prijësat e kapedanët e çdo fshati.

BURIMI: ALBAN HOXHA

Scroll to Top