Kush ishin Pajonët dhe cila ishte Pajonia?

Në një portal e lexova këtë : “Simply say—that Paionian is a Mediterranean language, spoken for centuries” – “Thuaj thjesht – që gjuha Pajone ishte një gjuhë Mesdhetare e folur me shekuj “

Nëse ishte Mesdhetare , mund të shtojmë edhe këte që ishte pellazgjike , por ishte gjuhë Pajone , gjuhë të cilën e kanë folur të gjithë të tjerët që ishin për rreth tyre .

Pajonët ishi disa fise të pavarura, të bashkuara më vonë ndër urdhërat e një mbreti. Oh , sa pak dihet për mënyren e jetesës së tyre dhe zakoneve të trashëguara nga lashtësia. Ata e kishin kultin e Dionisit të cilin e quanin Dyalus dhe Dryalus, ashtu që Herodoti i përmendte si Thrakas. Ai gjithashtu shkruante që gratë Pajone dhe ato të tjerat thrakase e adhuronin Mbretëreshën Artemisa .

Ata adhuronin Diellin në formën e një disku të vogël të rrumbullakët të fiksuar në majë të një poli. Gjuha e tyre ishte e ngjashme me gjuhën Myzejene (indicate the affinity of their language with Mysian ). ( Mos e harroni shpërnguljen e myzëve në Myzeqenë e sotme në Shqiperi ).

Ata pinin birrë elbi dhe visheshin me rroba të bëra nga bimët të ndryshme. Vendi ishte i pasur në ari dhe një lloj bitumi prej druri (ose guri, i cili shpërthen në një flakë kur ishte në kontakt me ujin) të quajtur tanrivoc (ose tarimi ?).

Edhe pse sipas shkollarëve thuhet që ka mbetur pak nga gjuha e tyre ,Wilhelm Tomashek dhe Paul Kretschmer thonë që ata fliteshin ilirisht, ndërsa një studiues tjetër Dimitar Dečev anon kah thrakishtja. Por tek e fundit , ndryshimi shumë i vogël në mes thrakishtes dhe ilirishtes. !

Gruaj e bukur Paejone mbante një shtambë në kokë, kur e çonte kalin për të pirë ujë , ishte e veshur me rroba nga liri dhe kishte dëshirë që të tjerët të pyetshin se kush ishte ajo.

Me shekuj më vonë të nënshtruar nga Diokleciani , Pajonia dhe Pelagonia e formonin regjionin Makedonia Secunda ose Makedonia Salutaris që i takonin Prefektures së Ilirikut (Praetorian prefecture of Illyricum )

Përsëri për gjuhën e tyre , thuhet se gjuah pajone ishte e ngjashme me të gjuhën e të parëve të Frigjëve – Brygget.

(Some modern scholars consider the Paionians to have been of either Thracian,[15] or of mixed Thraco-Illyrian origins.[16] Some of the names of the Paionians are also definitely Hellenic (Lycceius, Ariston, Audoleon), although relatively little is known about them.[17] Linguistically, the very small number of surviving words in the Paeonian language have been variously connected to its neighboring languages – Illyrian and Thracian;)

Nuk e di pse kaq shumë hamenden shkollarët dhe studiuesit e ndryshëm dhe kurrsesi të shkruajnë që gjuha e tyre është gjuha e sotme shqipe.

Ju lutem që të më arsyetoni se pse poe shkruaj në anglishte ashut si e gjeta : “Paionian—which was spoken in Illyria (or possibly Thrace) some 2,200 years ago—is one of many languages that have survived only as fragments. Other examples include Sicel (spoken by an indigenous tribe at least 2,800 years ago in ancient Sicily) and Raetic (spoken by inhabitants of the Eastern Alps at least 2,400 years ago). We know about them mostly because some ancient Roman or Greek author scribbled down a few scraps of vocabulary—or because some words were found on archaeological trinkets, such as coins, shovels and wine tankards. Linguists sometimes refer to these dialects as “ruinous languages,” a term that suggests you’ll invoke an ancient curse if you speak them. Trust me, you won’t.”

Pra gjuhë Ilire , Iliro-Thrakase e folur edhe nga Sicelet ( popull vendor i Sicilisë para 2800 viteve ) , nga Retët ( banorët vendor ilir të Alpeve lindore të Zvicres pra 2400 viteve ). O zot!

Paionia; Paionët (Paeonians) ose Peonët ishin fise ilire që banonin në luginën e sipërme të Vardarit dhe në kufi me Dardanët. Në drejtim të lindjes ata shtriheshin deri te lumi Struma, (Bullgari) por dhe më tej. Përmenden për herë të parë nga Homeri, si aleatë të Trojanëve dhe në mbrojtje të Helenës në luftën kundër Akejve. Në gjysmën e parë të shek. IV para erës së re, Paionët krijuan mbretërinë e tyre, e cila u detyrua t‘u bëjë ballë për shumë kohë sulmeve të maqedonasve.

Principatat e Paionëve u përqendruan në mbretëri duke u shtrirë pranë lumenjve Vardar dhe Struma dhe në disa kohë edhe më tutje se kaq. Nga perëndimiPaionia përfshinte edhe Pelagoninë, hapësirën mbi liqenin e Ohrit dhe të Prespës. Qyteti kryesor i mbretërve paionianë ishte Bylazora (Veleshi i sotëm në Maqedoni -FYROM) pranë lumit Aksios, sot Vardar.

Më vonë, vendqendrimi i mbretërve kaloi në Stobi (në Pusto Gradskon e sotëm). Ekziston mendimi se qyteti i lashtë ilir i Damastionit, të ketë qenë përfshirë në mbretërinë e Paionisë. Ky mendim gjen mbështetje edhe nga monedhat e shumta prej argjendi të shek. IV-III para erës së re, që mbajnë mbishkrimin DAMASTION dhe që klasifikohen se i përkasin mbretërisë së Paionisë.

Paionët u bashkuan me ilirët e tjerë dhe i bënë qëndresë ekspansionit të Maqedonisë drejt veriut. Në vitin 360-359 para Krishtit, fiset jugore të Paionisë filluan mësymjen kundër Maqedonisë, me shpresën e ndonjë sulmi të mundshëm edhe nga viset e tjera të Ilirisë. Mbreti i Maqedonisë, Filipi II krijoi një ushtri dhe u mundua t‘i parandalonte pushtimet e mundshme nga ana e ilirëve dhe nga mësymjet e paionëve.

Paionët krijuan dinastinë e tyre e njohur si mbretëria ilire e Paionisë, qysh nga fillimi i shek. IV para erës së re. Dinastia mbretërore e Paionisë u bë e njohur dhe pati vazhdimësi për më se një shekull(MBRETËR ILIRË, 2400 VJET Më PARË, NË MAQEDONINË E SOTME- Në librin “Ilirët”, të historianit bashkëkohor anglez, John Wilkes, përkthyer edhe në shqip (2005)

Në fund një përshëndetje me një tufë lulesh pajone , që rrjedhin nga ai regjion e që njihen dhe kultivohen në mbarë botën

The peony or paeonyis a flowering plant in the genus Paeonia, the only genus in the family Paeoniaceae.

Fahri Xharra,18.04.17

Gjakovë

Scroll to Top