Zvicër/ Shkolla Shqipe hap pika shkollore në Roveredo të Kantonit të Grabündenit
Nëntori si zakonisht sjell festë, gëzim në familjet shqiptare kudo qofshin ato, në atdhe apo në mërgim. Dhe ky nëntor në familjet shqiptare në Roveredo të Kantonit të Grabündenit solli gëzim dhe festë sepse fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë të këtij vendbanimi në këtë nëntor filluan edhe mësimin në gjuhën amtare – në gjuhën shqipe. Ishte një përpjekje e Shkollës Shqipe” në Zvicër dhe veçanërisht angazhimi i mësueseve Mimoza Qarreti Elshani dhe Egzona Imeri, të cilat së bashku me prindërit hapën dyert e pikës më të re shkollore në Zvicër.
Mësimi plotësues i gjuhës shqipe zhvillohet në shkollën fillore në Roveredo ( scuola elementare di Roveredo), edhe atë çdo të shtune nga ora 10:00-11:30, ku mësuesja Egzona Imeri i pret nxënësit me gëzim të madh duke i motivuar, që ta mësojnë dhe ruajnë gjuhën shqipe. Ajo përveç orëve mësimore me qëllim kryesor përvetësimin e shkronjave të shqipes, gjatë orëve mësimore të këtij fund nëntori i ka kushtuar vëmendje të veçantë datave historike, veçmas Kongresit të Alfabetit dhe “28 Nëntorit – Ditës së flamurit.
Këto orë mësimore ngjallën një atdhedashuri të veçantë te fëmijët shqiptarë, si rëndësia e shkronjave të gjuhës shqipe, dijetarët shqiptarë që përpiluan alfabetin e gjuhës, udhëheqësit e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, flamuri kombëtar etj. Pra ishin disa shenja kombëtare të cilat ngjallën dashuri dhe respekt te fëmijët – nxënësit e shkollës shqipe.
Të buzëqeshur, të lumtur, nxënësit e “Shkollës Shqipe në Roveredo
Mësuesja Egzona, premtoj që nuk do ta kursej veten në mënyrë, që këta fëmijë të arrijnë rezultate sa më të mira në përvetësimin sa më të drejtë të gjuhës letrare shqipe dhe të edukimit kombëtar të këtyre fëmijëve në mërgim.
Mësuesja Egzona Imeri e lumtur me nxënësit e saj në shkollën shqipe
Prandaj, edhe me këtë rast “Shkolla shqipe” në Zvicër ju bënë apel të gjiuthë prindërve shqiptarë kudo ku janë që t`i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat shqipe sepse Leonisi, Lenoni, Leonardi, Leandro, Alisa dhe Diona i presin me padurim bashkmoshtarët që t`iu bashkangjiten në rrugëtimin e tyre për ta meësuar gjuhën amtare në mënyrë të rregullt.