Si i pastroi Elvana Gjata 1.2 milionë Euro të Ervin Matës; shitja fiktive e sallonit “Altar” tek Drilona Boçi
Këngëtarja deklaroi, se dyqanin luksoz në ish-Bllok ia kishte bërë dhuratë në prag të martesës, i fejuari, “Boli i Kokainës”; por 5 muaj pasi filloi aktivitetin, Elvana Gjata e shiti te ish-“Miss Albania” Drilona Boçi, bashkëshorte e Kristian Boçit me 4 emra, i njëjtë me Ervi Matën në punë të zeza dhe i lidhur me kupolën e “Rilindjes”…
Meqë ka filluar procesi i hetimit për pasuritë e Elvana Gjatës, SPAK duhet të marrë si provë edhe një rast tjetër pastrimi parash; që ajo ka bërë nëpërmjet blerjes, hapjes dhe shitjes fiktive të një dyqani me vlerë 1.2 milionë Euro, të Rruga “Muhamet Gjollesha” në Njësinë nr.5-Tiranë.
Është dyqani me emrin “ALTAR”, të cilin Elvana Gjata e hapi si biznes me objekt import, qepje e shitje fustane nusesh dhe aksesorë të tyre, por nuk e zgjati shumë kohë si biznes, dhe e shiti përsëri me vlerën investimit 1.2 milionë Euro te mikesha ish-“Mis Albania”, Drilona Boçi.
Për shkak të zhdukjes së dokumenteve të shitjes nga regjistrat publik të QKB-së e sistemit noterial; po i kujtojmë hetuesve të BKH e prokurorëve të SPAK, Altin Dumani e Vladimir Mara që kanë dosjen penale “Mata- Breçani”, se dyqani i shitur nga Elvana Gjata, është me emrin: “Altar by Drilona Boçi” e aktivitet shitje-veshjesh.
Në QKB, te dosja e biznesit “Altar Sh.p.k”, nuk ka dokument të shit-blerjes, por vetëm deklarimin e ç’regjistrimit të Elvana Gjatës si pronare dhe regjistrimin si pronarë 100% të Drilona Boçit, me Kontratë Noteriale Nr. 244, datë 24 janar 2017, e cila nuk është dosje dhe ka fshehur çmimin e shit-blerjes.
Kur këngëtarja “dispeceri” e milionave të drogës, bleu dhe bëri gati dyqanin luksoz për fustane nusesh, me kosto totale investimi 1.2 milionë Euro; ajo deklaroi, se dyqanin ia kishte bërë dhuratë në prag të martesës, i fejuari biznesmen Ervin Mata, i njohur si “Boli kokainës”.
Por 5 muaj pasi filloi aktivitetin, Elvana Gjata e shiti dyqanin te “Miss Albania” Drilona Boçi, bashkëshorte e Kristian Boçit me 3 emra, që merret me të njëjtat punë si Boli i Elvanës dhe ka lidhje të pista në kupolën e “Rilindjes”.
Kur u pyet në rrjetet sociale, se përse e shiti dyqanin e fustaneve të nuseve dhe me çfarë vlere e shiti, Elvana Gjata, tha se do merret me vetëm me karrierën muzikore, ndërsa për çmimin e shitjes, tha se e dinte vetëm Boli që ia bëri dhuratë, por faktikisht kontratën e ka firmosur ajo.
Nuk e dimë, nëse SPAK do ta hetojë këtë provë pastrimi parash, por dimë që më 4 prill 2017, vetëm 2 muaj pas shitjes së dyqanit, Elvana Gjata ka shitur për 400 mijë Euro, aksionet 50 mijë Euro që kishte te firma “Proper Pizza”, në ortakëri edhe me djalin e Fatmir Mediut. /Pamfleti