Rita Ora në një film për Kosovën? Vizitoi vendlindjen me Taika Waititin, zbulohet projekti që këngëtarja po realizon në atdheun e saj
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora së bashku me bashkëshortin e tij Taika Waititi prej disa ditësh po qëndrojnë në Kosovë, ku festoi edhe 33-vjetorin e lindjes.
Mirëpo mesa duket kjo nuk është e vetmja arsye e vizitës së saj në Kosovë, pasi ajo i është bashkuar me ekipin që qëndron pas dokumentarit më të fundit të Nirvanas për të prodhuar një film për kulturën rinore në vendlindjen e saj, Kosovën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja gjatë një interviste për “The Sun”, ku zbuloi detaje të reja për filmin.
“Jam në mes të xhirimeve të një dokumentari për kulturën e nëndheshme të fëmijëve në Kosovë. Gjashtëdhjetë për qind e popullsisë sonë është nën moshën 35 vjeç, e cila është super e re. Kjo tregon se ka kaq shumë zemërim dhe zhgënjim që po ndodh nën të gjitha kufizimet që na është dashur të shohim në historinë e vendit tone. Kam punuar me producentë që janë vërtet të apasionuar pas Kosovës dhe prej nga jam unë. Të bësh muzikë dhe të jesh e hapur është padyshim e diskutueshme”- tha Rita.
Këngëtarja tregoi se që tani kanë filluar filmimet për dokumentarin e saj të ardhshëm për vendlindjen e saj.
“Unë shkoj atje dhe ata më shikojnë si të isha nga një botë tjetër. Sikur nuk është një gjë e vërtetë për ta, por shpresa për të qenë në gjendje të bëj diçka që është ajo që bëj unë. Unë bëj punën e ëndrrave të mia, por kam punuar për të arritur këtu ku jam, por kur kthehem nuk mund t’i lidh akoma pikat e asaj pak shprese që ata kanë humbur. Ishte emocionuese për mua”, u shpreh Rita.
Kujtojmë që Ora u nderua me “Çelësin e Qytetit” nga kryetari i Komunës (Bashkisë) së Prishtinës, Përparim Rama për përfaqësimin me dinjitet që i ka bërë Shqipërisë në mbarë botën.